
Ergys Kolaveri është shpallur i pafajshëm për akuzën se tentoi të vriste me snajper Gazmir Dacin, duke lënë të plagosur një tjetër të burgosur.
Më herët Gjykata e Apelit të Tiranës i kishte ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë në “arrest shtëpie”.
Ndërkohë që tashmë ai është shpallur i pafajshëm për akuzat e “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” nga masa "arrest ne shtëpi".
Ngjarja u regjistrua më datë 30.07.2016, në mjediset e ajrimit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEDP), Vaqarr, në orën 16:31, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale L.D, i cili gjatë hetimeve ka rezultuar të ishte objektiv i gabuar i sulmit.
Lidhur më këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në datë 08.11.2017 vendosi ta shpallë fajtor të pandehurin Kolaveri dhe e dënoi me 18 vjet burgim.
Po ashtu ai u shpall i fajshëm për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe u dënua me 4 vjet burgim, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, po me 4 vjet burgim.
Dënimit të tij iu shtua edhe akuza e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, që i shtoi edhe me 1 vit burg tjetër.
Kështu, në bashkim të dënimeve Kolaverin, ai u dënuan në total me 20 vjet burgim.
Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit për sa i përket masës së dënimit dhënë ndaj të pandehurit Kolaveri dhe dënimin e tij përfundimisht me 30 vjet burgim.
Ndërkohë vetë i pandehuri e ankimoi një dënim të tillë, duke bërë që ai të deklarohet si i pafajshëm, pasi nuk u arrit që të provohet fakti që ka kryer veprat penale.
Edhe i pandehuri Enea Caka ka paraqitur ankim, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit duke u deklaruar i pafajshëm.
“Në përfundim të gjykimit dhe shqyrtimit të ankimeve të përmendura, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe znj. Lutfije Celami, me vendimin nr. 1029, datë 26.10.2022 vendosi:
Ndryshimin e vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykatës se Shkalles se Pare për Krimet e Renda si me poshtë: Deklarimin e pafajshëm te pandehurit E.K për kryerjen e veprave penale te "Vrasje për gjakmarrje" mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 78/a e 22 i K.Penal, "Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, "Plagosja e rende me dashje", parashikuar nga neni 88 paragrafi 1 te Kodit Penal.
Deklarimi i pafajshëm te te pandehurit Enea Caka për kryerjen e veprës penale te "Moskallëzimit te krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Lenien ne fuqi te vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda për disponimet e tjera te tij. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i te pandehurit E.K nga qëndrimi i tij nen masën e sigurimit "arrest ne shtëpi", nëse nuk mbahet për ndonjë vepër penale apo mase sigurimi tjetër.” – thuhet në vendimin e gjykatës.
Lini një Përgjigje