Faruk Fatih Ozer, i ashtuquajturi bosi turk i kriptomonedhave, i cili u bë i njohur pasi u arrestua në Shqipëri pas arratisjes nga Turqia ku ishte shpallur në kërkim, është gjetur i vdekur në burg.
Themeluesi i bursës së kriptomonedhave “Thodex” u gjet i vdekur në burgun e e sigurisë së lartë në Tekirdag të Turqisë.
Gjatë kontrolleve të kryera nga zyrtarët e burgut, u raportua se 30-vjeçari ishte varur me një çarçaf në banjën e qelisë së tij dhe nuk mundi të shpëtohej pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore.
Faruk Fatih Ozer, i cili thuhet se merrte mbështetje të rregullt nga njësia e mbështetjes psikologjike në burg, u arratis nga Turqia në vitin 2021 dhe u kap në Shqipëri më 30 gusht 2022, për t’u ekstraduar më pas në vendin e tij.
Bosi i shumëkërkuar jetonte në lagjen “5 Maji”, në Elbasan, por u kap në një nga plazhet në jug të vendit.
Faruk Fatih Ozer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona nëpërmjet platformës “Thodex”, bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017 në Turqi. Prokuroria në Stamboll e hetoi Ozer për krimin e “mashtrimit të kualifikuar”.
Raporti kundër tij thotë se ka pasur një problem me tërheqjen e parave në llogaritë bankare në bursë për shtatë ditë dhe se bursa u mbyll plotësisht më vonë. Gjithashtu u theksua se faqja në internet “www.thodex.com” kishte rreth 400 mijë përdorues, përfshirë 390 mijë përdorues që tregtonin në mënyrë aktive kriptovaluta dhe financonin investime.
Pas vendimit të ekstradimit të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Faruk Fatih Özer u dërgua në Turqi më 20 prill 2023. Gjykata e Lartë Penale e Anadollit, e cila vendosi për çështjen më 7 shtator 2023, e dënoi 30-vjeçarin me 11 vite e 6 muaj burg për “krijim, menaxhim dhe anëtarësim në një organizatë”, “mashtrim të kualifikuar” dhe “pastrim pasurie”.
Pas vendimit, dosja iu paraqit Gjykatës Rajonale të Drejtësisë të Stambollit për apelim. Dhoma e 22-të Penale, e cila shqyrtoi çështjen, rrëzoi vendimin e gjykatës dhe liroi Faruk Fatih Ozer nga akuzat për “krijim të një organizate kriminale”. Ai u urdhërua të mbetej në paraburgim për akuzat e tjera.
Shyqyr qe spaska qene 11 mije e 200 vite se aq sdurohen.
Normal ata qe e perdoren dhe e zhduken
si eshte e mundur qe te gjithe Miljoneret.."Varin" veten??? 1-Epshtain ne Amerike "Vari" veten dhe po ai me "Carcafe"?? 2-Ne Rusi...te gjithe ata qe jane kunder Putinit "Bien nga Ballkoni"..ose pas Doreheqjes gjenden te "Vetevrare" ne Pylle?????? 3-Ja dhe Turku nje 30-te vjecare..na "Vetevaret" me Carcaf ne Shqiperi???????????? por edhe Australjanja qe ishte Deshmitare kyc ne Procesin Epshtain ne Amerike..." U vetevra"??????
Australiania, ishte amerikane, o lal. Epstein bëri vetëvrasje në periudhën e presidencës Tramp. Virginia Giufre, australiania, në librin e saj përmendi Trampin. Asnjëherë atë që bastardët e MAGA se heqin prej goje, Bill Klinton.