U fut në burg 8 ditë pasi lindi fëmijën, Gjykata liron 26-vjeçaren Diana Bahçja

17 Mars 2023, 14:30Kronika TEMA

U fut në burg 8 ditë pasi lindi fëmijën, Gjykata liron

Gjykata ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg për nënën lehonë, Diana Bahçja e cila u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, duke e lënë atë të lirë.

Kjo pasi i ishte vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.

"Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza", tha thënë ajo në gjyq.

Në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës Naim Bahçja u shpreh se as ai dhe as gruaja e tij nuk ishin në dijeni të gjobës.

Bashkëshorti u shpreh se gruaja e tij Diana nuk e takon fëmijën e parë dhe kjo për shkak se nuk e lejon ish-bashkëshorti.

Naim Bahçja: Falënderoj të gjithë që ja dhanë të drejtën e lirisë

Pyetje: Ju ishin në dijeni të gjobës?

Naim Bahçja: Jo nuk isha, as unë as ajo

Pyetje: Keni qenë në momentin e arrestimit?

Pyetje: Si është prezantuar oficeri me carë kushtet?

Naim Bahçja: Pa armë, pa asgjë

Pyetje: E takon fëmijën e para Diana?

Naim Bahçja: Jo nuk e takon, nuk e ka lënë ish burri. Më parë e ka kërkonte, tani jo.

Pyetje: E lejoni ju ta takoj?

Naim Bahçja: Po e lejoj

Pyetje: Si është gjendja e foshnjës?

Naim Bahçja: Mirë është

5 Komente

  1. L
    Leo

    Mo's harroni cojeni ne spak kete gruan. Meqe te forteve u rruani bishtin se I mbrojn cuci me ramen,gjeni ndonje fukara e bjerini. Drejtesi qe na u.premtua NGA ambsadorja amerikane Jo shaka

    1. A
      Aron

      Nje transkriptim per te ardhur keq. Mesoni te shkruani o analfabete. Ri-lexojini mire ato qe postoni dhe rregullojini.

      1. S
        Shqip

        Shume e drejte! Per te ardhur keq kur lexon artikujt e gazetave dhe shumicen e komenteve.

        1. A
          Arbërori

          Aron Po ça pret nga gazetashitës analfabetë (sepse gazetarë nuk mund t'i quaj dot) që i kanë marrë diplomat nëpër lokale...

        2. S
          Selim

          O zot! Edhe mua qe kam vetem 8 vite shkolle po me tmerrojne me keto artikulime; me care kushtesh! (pyetje nga mediat kjo) Etj etj. Pika qe su bie.

          Lini një Përgjigje