Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e enjte.
Sipas burimeve, ai ka qëndruar aty për gati 4 orë. Mësohet se Dako akuzohet për një legalizim fiktiv, pasi ka ligjëruar katet e një pallati që nuk ekzistonte.
Dako është prej ish-zyrtarëve të lartë të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-deputetin Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, “Ka informacion të besueshëm se zoti Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit”.
Jane akuza te bëra nga Berisha se dako ka punuar shumë
Berbere te mire keta te Spakut!
Çar ka mre bab, çar ka? So noni gjo e madhe: Arabaçi kuuuuu? Ke Vanjushi Arabaçi kuuuuu? Te Edua mka nis tata. Ene ti Edo kthenja troç mre bab: përgjegjësija është personale. Boj gajret o çuno se njashtù çal çal osht tuj’u qas karroca e Dylit ene te tyna.
Dako duhet te beje 1000 vjet burg per vjedhjet ne Bashkine e Durresit.