E reja shqiptare në Itali dënohet me burg, pse vrau burrin që tentoi ta përdhunonte

17 Mars 2023, 10:03Kronika TEMA

E reja shqiptare në Itali dënohet me burg, pse vrau burrin që

Gjykata italiane ka dënuar me 6 vjet burg një vajzë 27-vjeçare nga Ovada për vrasjen e 53-vjeçarit Massimo Garitta.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi më 1 janar 2019, kur trupi i burrit u gjet, pas një denoncimi nga një pasagjer treni, që kishte parë kufomën në një fushë pranë hekurudhës.

E reja me origjinë shqiptare, e cila në momentin e ngjarjes ishte 24 vjeçe, ka shpjeguar se burri kishte tentuar ta përdhunonte, duke i shkaktuar lëndime në këmbë. Në tentativë për të shpëtuar, gjithmonë sipas versionit të saj, ajo tregon se e përplasi Garittën me makinën e saj të vogël.

53-vjeçari u gjet në një fushë me xhup dhe mbathje të ulura. E reja shpjegoi se pasditen e 31 dhjetorit ishte takuar me Garittën në qytet dhe se me të kishte arritur në një zonë periferike.

Në atë moment supozohet se kishte nisur sulmi seksual, një tentativë përdhunimi e vërtetuar, ndër të tjera, nga dëmtimet në këmbë të gruas. 

Por gjyqtarët e Gjykatës së Apelit shqyrtuan shkresat, dëgjuan disa ekspertë të cilët analizuan gjurmët e lëna nga makina dhe përmbysën rezultatin e gjykimit të shkallës së parë.

Për vendimin, mbrojtja ka shpallur ankimimin e çështjes, e dosja do të shkojë në Kasacion. 

2 Komente

  1. k
    kanadezi

    Sipas idjoteve te gjykates, do kishte qene me mire qe cupa te kishte hapur kembet dhe pastaj ta denonconte agresorin ne polici per perdhunim. Ne Kanada, po te hyne ne shtepi dhe te rrezikohet jeta, nuk ke te drejte ta vrasesh agresorin, pasi perfundon ne burg. Ketu duhet me i lene kriminelet me te vra dhe pastaj policia do e arrestoje dhe gjykatat ta denojne, gjithmone nese arrijne te zbulojne se kush ka qene krimineli qe te vrau. Kemi ligje ne kendej nga vendet demokratike, nuk bejme shaka per te drejtat e ... krimineleve. Pune idjotesh.

    1. b
      bimi

      Kush me tregon cfar kerkoj kjo vajza qe doli ne periferi te qytetit me kte robin? mendoj se jane prishje, mosdakortesi pazari...

      Lini një Përgjigje