U kap duke drejtuar mjetin pa patentë në Fier, 21-vjeçares i gjenden 10 pasaporta të falsifikuara

2 Nëntor 2025, 10:10Kronika TEMA
U kap duke drejtuar mjetin pa patentë në Fier, 21-vjeçares i

Policia e Fierit ka arrestura një 21-vjeçare nga Tirana, e cila u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi.

Në një njoftim për media, policia bën me dije se gjatë kontrollit, 21-vjeçares iu gjetën dhe sekuestruan edhe 10 pasaporta të falsifikuara.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara”, njofton policia.

1 Komente

  1. Q
    Qafkuqi

    Po kjo trushkulura,falsifikon 10 pasaporta nuk falsifikonte dot edhe nje leje drejtimi?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje