U kap me mbi 41 kg heroinë, Armando Papa lihet në burg: Ma futën pa dijeni në makinë, u ngatërruan

3 Prill 2023, 12:44Kronika TEMA

U kap me mbi 41 kg heroinë,  Armando Papa lihet në burg: Ma futën

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "arrest me burg" për Armando Papën, i cili u arrestua të shtunën në Tiranë me 41.7 kg heroinë në makinë.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij. Ai pretendon gjithashtu se nuk ishte në dijeni të drogës në makinën e tij, duke ngritur alibinë se ia kanë futur në makinë.


"Kisha marrë një porosi nga motra t'ia çoja në Rinas. Mi futën në makinë dhe më thanë "ik". Kurohem në mënyrë të vazhdueshme, pasi vuaj nga epilepsia. Ngarkesën ma kanë futur në makinë pranë mbikalimit të Rinasit, më kanë ngatërruar".

Avokati ka kërkuar ti bëhet ekspertiza lëndës narkotike ndërkohë kërkoi burg me afat me pretendimin se vuan nga epilepsia.

“Fusha e kuqe” u quajt operacioni që vuri në pranga 31-vjeçrin Papa. Në makinën e tij, tip “Benz”, u gjetën brenda një kutie 62 pako me heroinë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia shpalli në kërkim një person tjetër, me iniciale R.G.

Sasia e heroinës së sekuestruar kap vlerën e mbi gjysmë milioni Euro në treg, nëse do të ishte shitur. Sipas burimeve nga policia origjina e lëndës narkotike dyshohet se ishte nga Turqia.

 

Lini një Përgjigje