Dashnor Mecaj ka rënë në prangat e policisë së Përmetit. Mësohet se ai u kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Miçan.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar ky shtetas.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë, i koduar “Miçan”.
U kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Miçan, vihet në pranga 49-vjeçari.
Asgjësohen bimët narkotike.
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për sigurimin e provave për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Miçan, Komisariati i Policisë Përmet, në bashkëpunim me Sektorin Operacional për Përgjimet Ambentale e DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Miçan”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në vendin e quajtur “Fundi i Dërrasës”, shtetasi D. M 49 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Lini te lire politikanet kriminele dhe hajduta, te korruptuar deri ne gryke, dhe mereni me nje fshatar qe mbolli dy rrenje hashash! Po rruget i keni plot kriminele ama. Shqiperi = Qeneri
Legalizojeni mor canabisin dhe lerini keta te ngrate te bejne ndonje lek. Nuk jane kriminele keta fshatare te varfer. Mertni shembull nga Portugalia, Hollanda, edhe ne Gjermani eshte legalizuar...