U mor i pandehur/ Shkelje e barazisë në tendera, kreu i KPP, Jonaid Myzyri në SPAK, i komunikohet akuza

30 Qershor 2025, 10:52Kronika TEMA
U mor i pandehur/ Shkelje e barazisë në tendera, kreu i KPP, Jonaid

Një javë pasi u mor i pandehur, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri është paraqitur sërish sot në SPAK, për t’u  njohur me akuzat.

Myzyri u mor i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” pas pesë vitesh hetime.

Hetimi ndaj tij, sipas një burimi në SPAK, ka filluar në vitin 2020, kohë kur ai ka marrë detyrën, pas dyshimeve se ai kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

Çështja penale ndaj Myzyrit është transferuar në SPAK prej ish-Prokurorisë për Krime të Rënda. Myzyri është gjetur përgjegjës për veprimet e tij në procedurën e prokurimit të vitit 2020 i shpallur atëherë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milionë lekë. Po ashtu, Myzyri është duke u hetuar dhe për procedura të tjera prokurimi.

2 Komente

  1. V
    Vrana

    Gjynah.. ky eshte djale i mire. Po e peson nga shkeljet e Belindes. Vertet per te ardhur keq.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KROI MBRETIT

      Te shkoje dhe ky ne gop te semes.Ju duket vehtja mbi ligjin.SPAKU tu leroje nenen dhe babane .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje