U plagos nga bashkëmoshatari me thikë, flet 15-vjeçari: Postoi një foto për mua në rrjetet sociale, babai i tij e mësonte që të na godiste

22 Maj 2025, 16:46Kronika TEMA
U plagos nga bashkëmoshatari me thikë, flet 15-vjeçari: Postoi

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Maliq ku një 15-vjeçar u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta. 

Në lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin me “Zemër të Hapur”, i mituri që mbeti i plagosur ka thënë disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Ai deklaroi se aktualisht ndodhet drejt përmirësimit dhe se ditën e ngjarjes ka marrë tre goditje nga bashkëmoshatari i tij. Sipas 15-vjeçarit autori ishte një person agresiv prej familjes së tij pasi babai i tij ishte një person i alkoolizuar. 

I mituri tha se pas një postimi të një story nga ana e autorit ata e kishin lënë të sqaroheshin pasi të kishin dalë nga shkolla por ai e kishte shtyrë dhe 15-vjeçari i ishte kundërpërgjigjur duke e ofenduar.

“Unë jam mirë aktualisht dhe jam drejt përmirësimit.Kam marrë 3 goditje Ai është një person agresiv prej familjes së tij sepse babai i tij është një person i alkoolizuar. Unë nuk e kam bullizuar asnjëherë autorin. Ai ka postuar një story në rrjetet sociale për mua dhe pasi kemi dalë nga shkolla kemi tentuar të sqarohemi , por ai më shtyu dhe unë më pas e kam ofenduar”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio, 15-vjeçari theksoi se autori e kishte paramenduar kohë më parë sulmin me thikë dhe se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe një vit më parë kur ai kishte goditur me thikë edhe tre shokë të tij gjatë një ndeshje futbolli.

Më tej ai shtoi se kishte qënë prezent kur babai i autorit i kishte kërkuar djalit të tij që cilido nga bashkëmoshatarët e ofendonte, ai duhet t’i kundërpërgjigjej duke i goditur me thikë.

“Ai e kishte të paramenduar sulmin me thikë shumë kohë më parë.  Autori ka goditur një vitë më parë edhe tre shokët e mi për një ndeshje futbolli. Pavarësishtë gjërave unë e kam falur.

Unë kam qënë prezent kur babai i tij i ka thënë autorit që cilido nga ne që e ofendon, ai duhet t’i kundërpërgjigjet duke na goditur me thikë”, përfundoi ai. 

 

3 Komente

  1. A
    Aron

    I ati duhet te denohet gjithashtu. Ka plot raste te tilla ne perendim ku prinderit e adoleshentve qe kane bere krime te tilla jane denuar gjithashtu.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Duhet edukuar respekt per secilin,jo vetem babain ta denojne,sepse nuk zgjhdhet gje.Edhe te ofendosh te tjeret, krijon reagime te pa llogaritura tek persona agresive qe deri ne are moment, nuk e kan shfaq ate agresivitet,aq me keq si ne kete rast,dhe ketu nuk eshte vetem babai problem,jemi te gjithe,sepse kjo ngjarje tregon realitetin e shoqerise sone!!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Story de la vita 2100

      Une e besoj Erald QAZIMIN, 15 vjecari Klinsman Hasani ishte agresive vertet....pas ==== . "postimi të një story" lol

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje