Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën biznesmeni Eduart Reçi.
Grupi hetimor që po heton vrasjen e Reçit ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë. Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës.
Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.
Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH.
Kuptohet qe nuk ka lidhje me ndertimin. Kur ka qenë drejtor ne SHISH, i ka dhënë materiale pergjimi prokurorisë. Ata qe jane denuar so pasojë, e kane eliminuar. Kush ka qenë ai qen bir qeni ose ne SHISH ose ne Prokurori qe ka lidhje me krimin dhe u ka dhënë emrin e ketij te shkretit. Ai duhet te kapet.