U vra në burgun grek: Kush ishte Jani Aliaj, e shkuara e errët e 49-vjeçarit

19 Janar 2026, 17:04Kronika TEMA
U vra në burgun grek: Kush ishte Jani Aliaj, e shkuara e errët e

Jani Aliaj është vrarë brenda burgut të Korydallos. Sipas mediave greke i burgosuri shqiptar Jani Aliaj është sulmuar nga një person tjetër dhe ka marrë dy plagë pas goditjes me thikë.

Jani Aliaj është i dënuar përjetë nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiço. Aliaj njihej ndryshe edhe me pseudonimin “Xheku”.

Burime thonë se Jani Aliaj ishte në proces ekstradimi në Shqipëri.

Sipas burimeve, Aliaj është vrarë me thikë nga një shtetas grek, po i dënuar përjetë po për vrasje.

Më 2023, Apeli i GJKKO-së i sekuestroi atij pasurinë, e cila dyshohet se është vendosur në mënyrë të paligjshme.

Jani Alia me origjinë nga Tepelena akuzohet për vrasjen e bujshme më datë 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në një lokal në ish-Bllok.

Shkak për vrasjen e Çiços dyshohet se ka qenë hasmëria mes rivalëve, e nisur në Greqi, kur të dy ishin në burg. Alia kishte qenë në burg për vrasje, ndërsa Çiço për trafik droge. Policia dyshonte se shkak ka qenë fakti se Elton Çiço, gjatë një konflikti në burg në vendin fqinj, e kishte plagosur Jani Alinë.

Dyshohet se konflikti kishte vijuar edhe në Shqipëri, ku Alia ishte plagosur edhe në Gjirokastër. Edhe për këtë ngjarje i dyshuar kishte qenë Elton Çiço.

9 Komente

  1. a
    albi

    e mir, hajt, shkuan per lesh te dy, kush me heret e kush me vone. u duket vetja te gjitheve si Carlito Brigante e si Tony Montana. Po e para nuk jane fare si ata, e dyta, harrojne qe edhe ata per lesh shkuan.... suksese ne jeten e pertejme

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tao tao

      Hajde me të shumtët dhe ti.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        nje turk me pak

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejk

          Turkomongoli i anadollit gezohet se iku nje turk tjeter.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tellalli

          Edhe Jani edhe Aliaj !?

          Përgjigjjuni
          1. A
            ABAZ ALIU TOMORR

            HAHA ,,E KA JONUZ ALIAJ ,,PO THOT SI KAURRET JANI ,,

            Përgjigjjuni
            1. k
              kot

              edhe "Jack"...

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dori

              Po ore! Aliaj kur ishim te shtypur, - Jani kur zgjedhim vete.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shvejk

                Vete ka zgjedhur te ndryshoj Jonuzin jo Aliaj o ish i shtypuri.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje