Një 27-vjeçar shqiptar u vra mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ndërsa tre bashkëkombas të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ambientet e një lokali.
Mediat italiane raportojnë se viktima është 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa për këtë ngjarje kriminale është arrestuar një 23-vjeçar me iniciale M.S, ndërsa në kërkim janë shpallur tre persona të tjerë.
Në momentet e para pas të shtënave, doli edhe lajmi për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij është kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Në mbrëmje vonë, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij.
Ka qenë vetë i riu që ka treguar ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia.
Lini një Përgjigje