
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaron se do i qëndrojnë deri në fund propozimit për hartën e re gjyqësore.
Këtë deklaratë ministri e bëri sot gjatë një takimi për projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Harta e re gjyqësore kundërshtohet nga avokatët, të cilët kanë vendosur për bojkotin e seancave për masat e sigurisë deri më 27 korrik.
Pas datës 17 korrik, DHKA pritet të marrë një tjetër vendim në lidhje me bojkotin në lidhje me masat e sigurisë, në varësi edhe të përgjigjes nga qeveria.
Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme.
Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.
Ky Manja nuk ka byth te bej nje kundershtim Shefit dhe hiqet si Cub. Edhe mund te kete te drejte por eshte nje karakter frikacaku duket qe ne pamje i shkojne pordhet vole vole para shefit.