Një vatër e re zjarri është aktivizuar mesditën e kësaj të premteje të 22 gushtit në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq.
Mësohet se në vendngjarje ndodhet shërbimi zjarrfikës dhe një helikopter.
Por era po favorizon zjarrin drejt fshatit Rumanxa.
Po ashtu vatra e zjarrit përbën rrezik për banorët sepse flakët kanë drejtim nga fshati Rumanxa.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar më herët nisjen e dy helikopterëve në Selenicë dhe Finiq, që janë parë edhe në aksion për shuarjen e flakëve nga ajri.
Lini një Përgjigje