VIDEO/ Zjarrfikësi që rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në banesën e saj: Më tha më lerë të digjem

15 Prill 2026, 15:30Kronika TEMA
VIDEO/ Zjarrfikësi që rrezikoi jetën për të

U cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë fare pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën një gruaje, të cilës i vuri në kokë kaskën e tij madje.

Edhe pse drejton ekipin e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe evakuuar banorët, ai i fali edhe një përqafim asaj.

“Më mori e bija në telefon e më tha se ka nënën e sëmurë. Kur shkova ta shpëtoja, më tha: ‘Më lër të digjem me gjithë shtëpi’”, u shpreh për TCH Jonus Murataj, shefi i shërbimit zjarrfikës.

Ekipi i zjarrfikësve mundësoi izolimin e flakëve në një pjesë të kompleksit, pasi nëse nuk ndërhyhej në kohë, zjarri do të merrte përmasa të tjera dhe dëmet do të ishin disa fish më të mëdha.

Ekipi i zjarrfikësve ka qëndruar gjatë gjithë natës dhe ditës së mërkurë në vazhdim, pasi herë pas here aktivizoheshin vatra të vogla.

 

1 Komente

  1. B
    Beqiri

    Po tju kujtohet kur u shemben disa pallate rezidenciale moderne shumekateshe ne Stamboll nga termeti para 10 viteve,Erdogani i denoje me vdekje boset dhe inxhinjeret e ndertimit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje