VIDEO: Momenti kur Forcat Operacionale rrethojnë mjetin e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë

1 Gusht 2025, 15:23Kronika TEMA
VIDEO: Momenti kur Forcat Operacionale rrethojnë mjetin e autorit të

Kleanth Bylyku po qarkullonte me këtë mjet të bardh tip Audi në momentin që Forcat Operacionale ndërhyjnë për ta vënë në pranga, si autorin e dyshuar të vrasjes së rojës Renato Hoxhaj.

Me makina civile ato rrethojnë mjetin e tij dhe i kërkojnë të mos bëjë asnjë lëvizje. Më pas, e nxjerrin nga makina, e shtrijnë në tokë dhe i vendosin prangat.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës.

I arrestuari, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë”, njoftoi policia.



4 Komente

  1. J
    Juristi pensionist

    Realizim shumë i pëlqeshëm nga ana e trupës së policisë. Urime!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Ka lezet të shikosh që krimineli nuk fyen dhe tu bërtasë policëve por bindet dhe shtrihet në tokë pa llafe. Kjo mbase nuk ka qenë ndonjëherë president.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bummm.bumbum

        Me ktë zë prej fëmije ky që filmon i rroft patllakja . Hahaha. Çi keni kta të tredhur mor aman.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trimi

          Kur ja u vë tytën në kokë bëhen ai pula këta trimat e errësirës.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje