VIDEO: Polici “hero” shpëton tre të rinjtë në Fier

9 Gusht 2025, 09:29Kronika TEMA
VIDEO: Polici “hero” shpëton tre të rinjtë në

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Fier, në zonën e Qafë Koshovicës. Një makinë tip ''Benz’’ humbi kontrollin, u përplas me një pishë dhe u përmbys në rrugë, duke shpërthyer në flakë.

Kanë qenë tre persona, shoferi dhe dy pasagjerë, të rinj të cilët kanë mbetur të plagosur.

Fatmirësisht të tre kanë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kjo ''falë’’ policit i cili u gjend “në kohën dhe momentin e duhur”.

Një qytetar ka filmuar momentin ku një efektiv polici, Klajdi Mustaj, i cili u gjend në vendngjarje pa pritur zjarrfikësit, ka hyrë mes flakëve dhe ka arritur të nxjerrë të gjallë katër personat e bllokuar në automjet. Veprimi i tij i guximshëm ka shmangur një tragjedi të madhe.

Qytetari që raportoi ngjarjen shprehet se falë ndërhyrjes së menjëhershme të policit, të plagosurit u shpëtuan nga vdekja e sigurt.

15 Komente

  1. Well done boy! The humanity! Bravo!

    Përgjigjjuni
    1. l
      lalagjoni

      injorant

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ashiku

        Zotnia në mos drejtor te pergjithshem te pakten drejtor per Fierin...! Po shpejt...perpara se te na iki per Gjermani

        Përgjigjjuni
      2. P
        PETI PE VERTETI

        Meritat i merr Proda, se Policia e Shtetit eshte prone e tija. Ishalla ky polic trim nuk perplaset gjate ushtrimit te detyres me Julian shpatarakun (na Patosi), se e transferojne ne Kukes aTropoje.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demir

          nje Bravo e madhe shkon per Klajdi Mustaj. Vleresim dhe respekt. Nj qytetar model.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Të flasim hapur

            Është djalë i ri, me parime, dhe i trajnuar tamam. Jo si barkderrët qe e kanë mendjen se ku do hane ne lokal. Nje ngjarje personale. Kusheriri im ne timon, me telefon ne vesh, ne unazën e Tiranës. E ndalon polici, nje djalë i ri. Gjoba mund te ishte 200 e ca mijë lekë te vjetra. Kusheriri ja doli ta kalonte me 20 mijë lekë te vjetra. Por ai polici, djalë i ri, i tha: "Degjo, je burrë i pjekur, me shumë se lekët, duhet të shqetesohesh per jetën tënde dhe atyre qe ke ne makine. Telefoni ne vesh per pordhë kur je ne timon te ha kokën, ose te çon ne spital. Prandaj mos e konsidero kete rast se ja hodhe me 20 mijë lekë, por beje mesim me 20 mijë lekë, qe te shpetosh nga ajsidenti nesër." Dhe fakt kusheriri e mbajti vrapin tek dyqani i electronikës, dhe direkt bleu pajisjen Bluetooth per ne vesh. Kjo ka nje vit. Që atehere nuk e heq nga veshi kur është në timon, sepse edhe e marrin shumë. Por morali është që ai djali i ri polic i dha mesim nje 65 vjeçari, me shumë edukatë. Natyrisht ka policë xhahila, pa shkollë, por gjerat kane ndryshuar.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Unë

              Kemi nevojë për lajme të tilla, kemi nevojë, sidomos, për njerëz të tillë!

              Përgjigjjuni
              1. E
                E vërteta

                Mos e vër në thonjëza fjalën hero, ai qenka vërtet HERO!!!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  Bravo Polici, por me habit ky qe filmon ngjarjen. Si nuk e merr mundimin per te ndihmuar policin. Ky po qe qenka legen!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gazetari i Instagramit

                    Ha ha ha ha ha. Ana, je e madhe. Por Instagrami është më i rendesishëm. Ehuuuu, kujt i plasi se vdes tjetri. Klikimet, motra, klikimet. Ato kanë rendesi.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhirusi

                      Po vidjon kush do ta bente qe ta shikonim dhe ne. Cdo gje duhet dokumentuar sot e ksaj dite.. ska ndihme, ka video.

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Be-X

                      Respekte Policit! Besoj ta shperblejne fizikisht dhe jo vetem moralisht

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zoti e bekofte kete polic te ri zemermire!

                        Bravo o djale!

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          askushi

                          Ai është një polic HERO! Ai meriton më shumë dhe duhet bërë shëmbull i modelit shembullor me të cilin ka nevojë policia,shteti,shoqëria,që është me moral të dobët.. Ky polic,përveç medaljes së heroit të punës,duhet stimuluar dhe ofruar çfar ai ëndërron,ai dëshiron në karrierën e tij edhe pse kam bindjen se njerëz të tillë sot nuk përkrahen dhe harrohen shpejt. Bravo dhe suksese!

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gerdeci

                            Nje akt I shkelqyer I burrerise dhe humanizmit te nje njeriu te Madh. Te lumte e jete te gjate you z. Klajdi!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje