VIDEO/ Rritje e pazakontë e nivelit të detit në Vlorë, shqetësim mes peshkatarëve

1 Shkurt 2026, 12:10Kronika TEMA
VIDEO/ Rritje e pazakontë e nivelit të detit në Vlorë,

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e pazakontë e nivelit të detit, fenomen që sipas peshkatarëve vendas nuk është vërejtur më parë në këtë formë dhe intensitet.

Uji ka avancuar drejt tokës duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit, ndërsa varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së menjëhershme të nivelit. Në disa raste, uji ka vërshuar edhe në magazinat pranë portit të peshkimit, duke krijuar situatë shqetësuese për mjetet dhe pajisjet e punës.

Sipas dëshmive të peshkatarëve, rritja ka qenë më e madhe se baticat e zakonshme. Ata shprehen se nëse kjo situatë vazhdon, ekziston rreziku që uji të dalë në rrugë dhe të shkaktojë dëme të mëtejshme. Gjithashtu, është vënë re se disa peshq kanë dalë në tokë, fenomen që zakonisht ndodh gjatë detit të trazuar ose ndryshimeve të forta të nivelit.

3 Komente

  1. m
    makuteria dhe injoranca e nje bojaxhiu

    Eshte demtuar gjeografia e bregdetit, nga ndertimet pa kriter. Sipa studiusve italiane 1/3 e bregdetit shqiptar eshte demtuar ne menyre te parikthyeshme.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zasteni

      Besoj se e ka fatin qeveria që nuk ndalon detin

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Tsunami

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje