Vijon zjarri në zonën e minuar pranë kufirit grek, pritet demontimi i minave

13 Gusht 2025, 10:02Kronika TEMA
Vijon zjarri në zonën e minuar pranë kufirit grek, pritet

Vijon zjarri në zonën e minuar 'Piramida 12' në kufi me Greqinë, pranë Parkut Natyror të Gërmenjes në bashkinë Kolonjë.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se nga mbrëmë nuk ka përhapje të flakëve por mbetet aktiv dhe me risk, pasi era e favorizon. Në terren ndodhen aktualisht duke punuar rreth 40 forca zjarrfikëse. 

"Shërbimi i Bashkisë ka nisur skrep për të hapur rrugë, në mënyrë që të afrohen sa më shumë me mjete zjarrëfikëse në sipërfaqen e prekur.

Por duke qene se është zonë kufitare, ka shumë mina dhe dëgjohen herë pas here shpërthime, ndaj paraqet rrezikshmeri për efektivet e nuk mund të afrohen shumë në perimetrin e zjarrit.

Njëkohësisht, grupi xhenjos që ka mbërritur mbrëmë nga Tirana, po shkojnë në vëndngjarje për të bërë bërë demontimin e disa minave të konstatuara në territor", thuhet në njoftim. 

1 Komente

  1. p
    pjeter

    Mina?? Po qe kur jane ato mina ne kufi?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje