Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të celularit.
Policia bën me dije se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një celular.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit me anë të celularit, arrestohet 38-vjeçari.
Sekuestrohet një aparat celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:
– P. A, 38 vjeç, për veprën penale “Ushtrim i lojërave të fatit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”. Ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të celularit, në rrugën “Sulejman Delvina”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ore, nuk është 1 Prill akoma. Jemi ne Janar. Uroj të jetë lajm i genjeshtert, sepse per gjera te tilla nuk.na kane arestuar ne kohën e Enverit, e jo më tani. Pikat e basteve ne Angli jane në çdo 20 metra. Bizneset e kujt po mbron shteti shqipëtar? Duket sikur shteti është vene ne sherbim te individit. Dikur ne vitet Sali Qeni perdorte policinë e shtetit per te bllokuar shperndarjen me furgona te gazetës Koha Jonë. Sot perdoret policia e shtetit per te ndaluar konkurencën ne industrinë e basteve sportive. Ku ishim, asgjekundi. Çfare bëmë? Asgjë.