VIDEO/ Vodhën 9 banesa në Tiranë, në pranga 2 persona, po lëviznin me një motor të vjedhur

3 Maj 2026, 13:50Kronika TEMA
VIDEO/ Vodhën 9 banesa në Tiranë, në pranga 2 persona, po

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona të dyshuar si autorë të 9 vjedhjeve të banesave gjatë muajve të fundit në Tiranë.

Në kuadër të operacionin policor të koduar “Gracka”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: I. G., 34 vjeç dhe A. M., 39 vjeç, të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit.

Këta shtetas u kapën në rrugën “Panorama e Liqenit” duke udhëtuar me një motomjet të dyshuar të vjedhur.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur shumë parash, sende me vlerë, pajisje elektronike dhe sende të tjera të ndryshe, në 9 banesa, të kryera gjatë muajve të fundit.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. N
    Nuk ta paguajmë hotelin! Dije mirë.

    Dhe çfarë pastaj?! Ja do rrinë ca javë mbyllur në hotel! Do dalin dhe do fillojnë prapë. Nuk zgjidhet me burg kjo punë. U kape duke vjedhur? 20 goditje me kamxhik. Dhe pastaj shko në shtëpi. Dhe nuk të paguajmë as hotelin! U kape për herë të dytë: 40 goditje. Dhe përsëri shko në shtëpi. Dhe kështu vazhdohet deri sa të vëjnë mend.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje