Vrasja e biznesmenit në Tiranë, gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga autori

13 Janar 2025, 21:32Kronika TEMA

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, gjendet një motor i djegur,

Gjendet një motor i djegur në zonën e “Kodrat e Sharrës”, i cili dyshohet se i përket autorit që ka kryer ekzekutimin një natë më parë të biznesmenit Bujar Nasufi.Ndërkohë vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri më tani ende nuk ka një pistë hetimi, por burime jo zyrtare bëjnë me dije se dyshohet për konflikte pronësie. Viktima rezulton një person i paskeduar më parë nga policia, dhe njihet si person jo problematik.

1 Komente

  1. .
    ...

    Me sa dukët edhe kët, njësoj si atë në italie para ca diteve, e ka vrarë ndonjë (shokë) osë familjar, nga xhelozija e pa shpirtë që kanë ku do në botë islamik, kurë shohin dikë mirë në jetë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje