VIDEO/ Vrasja e çiftit Mujeci, gjendet makina e dytë e autorëve të atentatit në Lezhë

29 Prill 2026, 15:50Kronika TEMA
VIDEO/ Vrasja e çiftit Mujeci, gjendet makina e dytë e autorëve

Është gjetur një tjetër automjet tip Audi A4, i cili dyshohet se është përdorur nga vrasësit e çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ngjarje e cila ndodhi ditën e diel.

Makina u gjet në zonën e fshatit Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali. Po në këtë zonë, u gjet ditën e djeshme edhe makina tjetër e përdorur në atentatin e të dielës, një Volksëagen Polo.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.

Lezhë / Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.

Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.

Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.

Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. M
    M.N.H

    E habiteshme...Paskan.lene dokumentet kriminelet qe t'i gjente dhe t'i identifikonte policia.??!!. Paska qene Shvejku krimineli.. Po si shkruani nga keto mufka? Separi pa u verifikuar pronesia e mjetit dhe dokumentacioni shkruhet se mjeti eshte braktisur nga kriminelet!?! Ketyre PO, qe ju duhet rritur rroga.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje