Vrasja e dyfishtë në Manzë, punonjësi i karburantit: Ishin çuna të sjellshëm

22 Tetor 2025, 09:36Kronika TEMA
Vrasja e dyfishtë në Manzë, punonjësi i karburantit: Ishin

Punëtori i karburantit pranë së cilit ndodhi ngjarja e rëndë në Manzë, ku dy të rinj u vranë me armë zjarri pas një debati për motive banale, është shprehur për mediat se Flori Paluçi dhe Aranit Kurtin ishin djem të sjellshëm.

Për konfliktin që nisi për një kafe dhe përfundoi me dy viktima, punëtori i karburantit thotë se nuk ka dijeni pasi në mëngjes kur erdhi në vendin e punës, e ka parë karburantin dhe ambientet e kafenes në të, të rrethuar me shiritat e policisë.

Unë erdha në mëngjes gjeta karburantin e rrethuar me: “Ndalohet skenë krimi”. Aq di, më shumë s’di gjë. Pyeta çfarë ka ndodh.

Ka ndodh një ngjarje tha, mos u afro dhe kam ndejt atje derisa ka ik policia. Jo nuk i njoh, njëri nga Manza po nuk rrinë gjatë këtu. Ishin çuna të sjellshëm. Ashtu siç thonë portalet aq di dhe unë”, tha punonjësi i karburantit për mediat.

I pyetur nëse policia ka marrë kamerat e sigurisë dhe nëse ato janë funksionale, ai tha: “Nuk e di nuk kam informacion”. 

***

Banorët e Manzës u zgjuan mëngjesin e të mërkurës me lajmin se dy të rinj kishin humbur jetën pas një konflikti banal gjatë orëve të para të mëngjesit.

“Na ka tronditur rëndë, por tani ndodhi, çfarë të bësh”, tregon një i moshuar për mediat. Ai thotë se viktima Aranit Kurti ishte njeri shumë i mirë. “E njihja, e kam pasur kushëri madje... Ishte djalë shumë i mirë”, shprehet i moshuari.

Konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari Daniel Pepa ka vrarë me armë Flori Paluçin.

Kushëriri i Daniel Pepës është kamerier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja.

Raportohet se fillimisht në lokal është futur Flori Paluçi dhe ka kërkuar kafe, ekspresi ka qenë i fikur dhe ai është konfliktuar me kamerierin Alteo Pepa, se pse nuk e ndizte ekspresin për t'i bërë kafe.

Ndërkohë ka ndërhyrë Aranit Kurti, shoku i Daniel Pepës, duke qenë se ishte kushëriri i shokut.

Aty pastaj Flori Paluçi ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas ka ardhur Daniel Pepa dhe ka vrarë Flori Paluçin

17 Komente

  1. Ndriçim Stopi

    Ik Malok Muti, ishin Çuna te sjellshem thot, Me Pistolete ne Xhep ,Çuna te sjellshem. Keshtu i Shikoni Çuna e Sjellshem Ju Shpellaret.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Çuna të sjellshëm që përveçse kishin armë por ishin edhe në orët e hershme të mëngjezit kur e gjithë bota e sjellshme është gjum. Njerëzit ,çunat e sjellshëm, natën (në ore e hershme të mëngjezit) pushojnë që të nesërmen të jenë të freskët për punë,fakultete,shkolla etj.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Deni

      "Artikull shume informues" Tani jam i qarte se si ndodhi ngjarja."te dhjefsha gazetarin.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Edhe unë e dh......

        Përgjigjjuni
      2. T
        Ton

        Dmth te levizesh me arme gjeja me e thjeshte ne ate vend. Po mos kushiin arme gjakrat do ftoheshin. Pak veshtire ne nje zone fshatare mos dihet kush mban arme. Ata police e zones bejne sikur. Normal nuk jane te motivuar.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Eshte e provuar shkencerisht, ata qe pijne bar, kane nje perqindje shume te larte te kalojne ne droga me te forta, dhe shkencerisht e provuar qe perdorusit e drogave dalin jashte kontrollit, dhe rritet agresiviteti fatal shume te keta individe. Edhe bari,qe shpesh e konsiderojne me pak te demshem se duhani, po u konsumua rregullisht, edhe po nuk kaloj ne nivele te drogave me te renda, ndikon shume te humori i perdorusit, behen agresuve dhe shume te paqendrushem psiqikisht. Sfidoj kedo te me pergenjeshtroje qe ne Shqiperi perdorusit e barit dhe te kokaines nuk jane mije e mijefishuar, jo se ne pa droge ishim engjej me njeri tjetrin, por tani po rritim nja dy gjenerata toksikesh, qe po e shikove shtrember, apo sta gjeti kafene gati, te nxjerr koburen direkt. Eshte alarmante situata, ne shkalle vendi.

          Përgjigjjuni
          1. g
            gori

            Ahaaaa çuna të mirë me armë në brez.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              Që të kuptoni se cfarë thotë ky gazetari merrni një laps e letër dhe bëni një skicë me emrat e njerëzve dhe filloni vizitoni kush qëlloi kë. Duket e thjeshtë se dy veta u vranë por në fakt është tejet komplekse, të paktën sic e shpjegon ky gazetari.... O nëne o nëne ku u katandisëm. ßhpellarë me pistoleta në brez shkojnë për kafe dhe shpellarë gazetarë që duan të tregojnë se si u shkresën armët por bëjnë një supë me fjalë.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noci

                Ku i shihni djemtë e mire,apo si ai qe vrau gjyqtarin.Ai qe vret nuk eshte kurre i mire,deri sa mban armë me vehte,se arma eshte per te vrarë.Ai qe thote e kam per t'u mbrojtur si puna e ketyre,ka bere nje sherr diku dhe ka frike.Te rinjve as me leje nuk u duhet dhene arme dhe Kodi Penal qe po behet duhet t'a percaktoje mire perdorimin dhe mbajtjen e Armend si dhe duhet te jete i pa mëshirshëm ne denime

                Përgjigjjuni
                1. r
                  roshja nga cerriku

                  po mire more djem , e moret vesh qe ekspresi ishte fikur , ngrehu , hipi makines dhe shko ne nje lokal tjeter , ku ekspresi eshte i ndezuar.. ceshte kjo pune keshtu ? e kini zene me kamarier e banakier , qe jane njerez hallexhinj qe punojne me djersen e tyre. ah ky depresioni , i vrau djemte nje e nga nje..

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Duhet nje njesi "pastrim kaposh"

                    Perfundimisht race muti. Vriten njerezit per nje kafe Ah po s ishte per kafen ,ishte kush ishte kapo I vendit. Keta duan nje njesi speciale qe ekzekuton pa gjyq kedo qe posedon arme pa leje perfshire lypsin apo kryeministrin.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bermemo

                      Degjojeni katunarin qe punon ne benxinate cfar thote , “ gjynah se ishin cuna te sjellshem “ , po po te sjelshem por me Pistolet( arme luftarake qe te con per Lesh bubi ) !!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sander

                        prape cuna te mire jane po mjere prindrit thuaj paskan psur nevoje per ngushellime pa ndodhur hataja

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kokat hengshi

                          Ja pasqyra e shoqerise shqiptare. Debilizem dhe skizofreni masive.

                          Përgjigjjuni
                          1. ,
                            ,,

                            Nga e gjete kete barbon o Mereme shurra qe na e nxjerr per lajm

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Real

                              Mos u ankoni , eshte vizioni i palloshes , Shqiperia 2030 ne BE

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                P S E ?

                                Pse merreni me plehra e psikopate si ky , qe nuk u di kuptimin fjaleve qe thote !

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje