
ABC zbardh një pjesë nga dëshmia e vëllezërve Miri që vranë 34-vjeçarin Indrit Ndoj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Krujë.
Tashmë të arrestuar nga policia, vëllezërit Sajmir Miri dhe Landi Miri po mbahen në Komisariatin e Policisë në Krujë ku edhe po merren në pyetje nga hetuesit.
Para hetuesve, vëllezërit mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë pasur për qëllim ta vrisnin fqinjin e tyre por situata u kishte dalë nga kontrolli, pasi Ndoj i kishte sulmuar fizikisht.
“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë.
Ai (Ndoj) ishte në gjëndje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër.
Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për t'u mbrojtur e qëlluam. Më pas u larguam. E lamë të gjallë.
Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterjen femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku.
Nuk dimim çfarë të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera vëllezërit Miri para hetuesve të policisë.
Ju jeni kafshe te ndyra.
Mos e ofendo kafshën Zotri
Me siguri Rama i ka shtyre Ku eshte Nongrada tu beje eksertizen tu prese vitet e burgut
Pse nuk thirti proteste non grata per kete rast? Çudi e madhe
Cudi e madhe se gjithmone viktima e ka fajin ne cdo rast i sulmon vrasesin,e shan nga nena ose motra etj. te pandehurit kane pohuar se viktima ka qene ne gjendje te renduar si pasoje e droges.Nuk ishte e mundur qe dy te rinj te paralizonin nje njeri ne gjendje te renduar ,dhe te mos shkonte puna deri ne perdorimin e mjetit vrastar???