Vrasja e të moshuarit në Zall-Bastar, kapet autori, është fqinj me viktimën: E godita me çekiç

15 Janar 2025, 17:42Kronika TEMA
Vrasja e të moshuarit në Zall-Bastar, kapet autori, është

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar 64 vjeçarin Isuf Hasa, si autor të vrasjes së fqinjit të tij Xhemal Meta në Zallbastar

Isuf Has është fqinj me 81 vjeçarin. Drejtori i policisë Tiranë tha se pasi e vrau me çekiç pas një sherri, i kishte marrë edhe shumën e lekëve që kishte me vete. Pas arrestimit iu gjetëm 200 mijë lekë të vjetra. Ndërsa çekiçi me të cilin e qëlloi për vdekje u gjet në Vorë, në banesën e vajzës së autorit.

I moshuari kishte dalë nga shtëpia për në kafen e fshatit, kur u gjet i pajetë nga banorë të zonës. Prej vitesh ai jetonte i vetëm në Shëngjin të Vogël, pjesë e njësisë administrative Zall-Bastar, ndërsa familjarët e tij jetojnë në Tiranë, përfshirë edhe bashkëshorten. Meta kishte disa bagëti të imta dhe pula, me të cilat merrej në përditshmëri.

Hetuesit dyshojnë se i moshuari mund të ketë pasur ndonjë konflikt me banorë të zonës për punët e fshatit, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë goditur me qëllim për t’u vjedhur. Kjo pasi, sipas burimeve, 81-vjeçarit nuk i është gjetur portofoli dhe disa sende të tjera që mbante me vete, por megjithatë shtëpia është gjetur e paprekur.

Të pyetur për ngjarjen dhe dyshimet që mund të kenë, familjarët i thanë policisë se i moshuari nuk ka pasur konflikte me njeri dhe nuk dyshojnë tek asnjë prej personave që jetojnë në afërsi, pasi me ta kanë edhe lidhje gjaku.

Në zonë jetojnë vetëm 4 familje të cilët janë pyetur nga policia, por deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni për ngjarjen. Hetimet për këtë ngjarje janë orientuar për veprën penale vrasje me dashje, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.

6 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    ishin njohur ne xhami......turkish telesehir continue

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Kari

      Skandaloze , e pa mundur te perkthehet ne Shqip, eshte kapur autori dhe ne fund thuhet po punohet per identifikimin e autoreve

      Përgjigjjuni
      1. g
        gazetari me pedagog Gon GjekmutMarkaj

        Kapet autori..... policia po punon per kapjen e autorit...

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eralsi

          O gazetare po vete a e lexoni cfare shkruani, kapet autori, e godita me cekic, 2 rreshta me poshte ska njeri dijeni dhe po punohet per identifikimin, sa na harxhoni kohen duke lexuar shkrime idiote. Te drejte keni, kur u paguajne me rroge fasoni ky nivel gazetaresh do jete.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            Më rrk se ky që e ka edituar nuk gjen. Mbajnë gazetën me 5 veta e s’u bie rradha të lexojnë e redaktojnë çfarë publikojnë.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mallkuar qofshe moje shqiperi ! qe nuk gjete rehat

              Ngushellime Familieareve ..... Deri ku kemi haritur ! dhe lavderohemi qe jemi shqiptare dhe meqe Falemi ne xhami ( nje pjese ) me bythe perpjete ! pastaj vrasim njeri tjetrin... kaqe poshte ka rene njerezimi ne shqiperi.... deri kure me keshtu !!!!!! dhe sorry dalin Qeveritaret dhe shprehen : ne shqiperi me te sigurte se ne Gjermani dhe France apo ne te gjithe EU....mjafte me keto lloje lloje propagante.... Se siguri nuk ka ne asnje vend kudo qe te jetoshe..... por Ligjet ne shqiperi nuk zbatohen ne te tilla rastesh vrasjes..... blihen -shiten Prokuroret Gjykates etj.....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje