
Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe pesë personave të tjerë, lidhur me krimin që ndodhi në orët e para të së martës në Prizren, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Visart Cengu dhe u plagos shoku i tij, 27-vjeçari Rufgen Shehu, të dy nga Kukësi.
“Kobra” dyshohet për veprat penale, vrasje të rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova.
Ndërsa pesë të dyshuarit tjerë: Enver Amrllahi, 35-vjeç; Jesmir Badallaj 46-vjeç; Burim Mazreku 28-vjeç; Arben Vezaj 38-vjeç; Kujtim Gashi 39-vjeç, po akuzohen për veprën penale “pjesëmarrja në rrahje”.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 03.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 03.02.2023 ndaj të pandehurve“, thuhet në njoftim.
Brenda lokalit ‘Kobra City’ fillimisht nisi përplasja fizike mes tre të rinjve që kishin ardhur në Prizren nga Kukësi për të festuar. Pasi kanë dalë nga lokali gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tyre, drejt të rinjve është qëlluar me armë zjarri nga pronari i objektit, Dibran Hoxhaj.
Për pasojë, Visart Cengu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për t’u dërguar në spitalin e Kukësit, ndërsa shoku i tij, Rufgen Shehu është dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë ku paraqitet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ai ka marrë një plumb në këmbë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të 3 janarit. Shkaku i konfliktit, sipas asaj që është raportuar në mediat e Kosovës, raportohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh, me të cilën të rinjtë nga Kukësi nuk ishin pajtuar, por familja e mohoi.
Nuk e kuptoj këtë HAJVAN, Dibran… Cila është llogjika? Këta Kuksianët , në rastin më të keq, kanë qënë fajtorë për mos pagimin e €400, le të themi që fajin për dëmin e shkaktuar në restorant e kanë tërësisht Kuksianët. Kur ata janë duke u larguar, (pra duke mos përbërë rrezik për jetën e Dibranit, apo të klientëve të restorantit) përse duhet qëlluar në drejtim të tyre? (Mund të kishte edhe më shumë të vrarë) Cili mendon se do të jetë rezultati??? Ky “Kobra” përbën rrezik për shoqërinë, kështuqë, të dënohet maksimalisht për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë, ushtrim dhune, armë mbajtje pa leje. Dënimet të kryhen njëri pas tjetrit. Dhe me këto mend që ka, kurrë mos daltë nga burgu! Të gjithë ata që janë arrestuar, të kujtojnë që para se t’i merrej jeta atij djali, biri, vëllai, nipi, kushëriri, ata I dhanë rrahjen e fundit!