
Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me arrestimin e Albano Velos, të arrestuar për vrasjen e Edmond Papës.
Gjatë një prononcimi në rubrikën “Opinion”, Lala deklaroi se djali i policit Dilaver Velo, është evidentuar nga pamjet filmike. Sipas gazetares Velo e ka ruajtur Edmond Papën që nga muaji nëntor.
Ajo thotë se ngjarja ishte një shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt.
“Ishte një punë e mirë e policisë së Tiranës, pasi nuk kishim hetim të tillë. Ku ende pa u mbushur dy javë, patëm reagim.
E kam thënë dhe në muajin qershor, kur ndërtova dinamikën e vrasjes së Sadikajt, pasi më rezultonte se ai dhe Papa kishin pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.
Në momentin kur u ekzekutua Papa, kam bërë edhe lidhjen kriminale mes tyre. Albano Velo është autori i dyshuar, ndërsa Dilaver Velo babai i tij është pezulluar si polic. Velo dyshohet se ka bashkëpunuar me Sadikajn. Në muajin nëntor Velo ka filluar të thurë planin për ekzekutimin e Papës. Velo shfaqet ditë pas dite me automjetin e tij në lagje.
A e ka survejuar viktimën që nga muaji nëntor. Ndërsa ngjarja është kundërpërgjigje për vrasjen e Sadikajt. Ai shfaqet me automjetin e tij pak para ngjarjes dhe me ekzekutuesin e tij.
Pasi është urdhëruesi dhe jo ekzekutori, pasi 40-vjeçari e ka vrarë Papën.Ai u kap mat nga pamjet filmike, por dhe nga disa gjurmë të tjera”, tha Lala.
Ai eshte urdheruesi dhe jo ekzekutori,,,,,,,,,,pra CFARE KA ZBULUAR KLODIAN MUSHKA KETU????.??
Klodiana Mushka, mashkull nga Librazhdi si shumë po e kruan Sumën me këto info, nuk do jet e largët dita që do të kapi Sapunin.
Kot se bejne kete Lalen kryehetuese te Shqiperise.Nuk do linte pa kapur tere vrasesir e vendit.Apo s'eshte e bukur me fytytre kali,
Foli dhe kjo gazetarja e sali karaxhiçit, Sikur e ka nxjerr nga hundet sali karaxhiçi shqiponja pa krahe i viçi -doli.