Merr kthesë ngjarja që tronditi Greqinë, babai i Karolinës tregon arsyen e vërtetë: Ja pse u vra ime bijë

4 Janar 2023, 12:11Kronika TEMA

Merr kthesë ngjarja që tronditi Greqinë, babai i Karolinës

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen makabre të Karolinës, e cila u vra më 11 nëntor të 2022 nga bashkëshorti i saj, Babis Anagonstopoulos.

Ngjarja që tronditi mvarë Greqinë dhe jo vetëm ndodhi në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera në Athinë. Por deklarata e fundit e babait të Karolinës ka ndryshuar 180 gradë shkaqet dhe rrethanat e vrasjes. Deri më tani motivi I vrasjes së 21-vjeçares ishte xhelozia e sëmurë e autorit ndaj bashkëshortes, me të cilën ka një vajzë rreth 2 vjeç, Lydian.

Babai i nënës së re të ndjerë tha në një intervistë se Babis Anagnostopoulos ishte “i përfshirë në një bandë droge”, një fakt që Caroline e dinte dhe për këtë, siç tha ai, e vrau.

Në këtë intervistë, babai i Karolinës ka pohuar se Babis Anagnostopoulos ia ka pranuar të vërtetën në një letër që i ka dërguar, të cilën, siç tha ai, mund ta konfirmojë edhe nëna e tij.

“E di saktësisht pse e vrau. A e dini se ai ishte i përfshirë në një bandë droge? Ishte një restorant ku shkonin Babis dhe Karolina. Pronari i lokalit ishte i përfshirë në trafik droge dhe i tha Babisit se ai dhe banda me të cilën ishte përfshirë kishin nevojë për një pilot helikopteri për të sjellë dhe transportuar drogën. Kjo ishte një punë për të cilën do të paguhej shumë para.

Mora një letër nga Babi që shpjegonte se çfarë ndodhi. Babis ishte shumë i hapur. Kur e bëri, në vend që ta mbante gojën mbyllur, i tha Karolinës. Karolina ishte një person shumë i ndershëm dhe tha se nuk donte të kishte të bënte me të dhe se nëse ai vazhdonte të merrej me drogë, ajo do të largohej në Filipine. Kështu ai u tha njerëzve të bandës së drogës se nuk mund ta bënte këtë.

E pyetën pse dhe ai u përgjigj: “I thashë gruas sime dhe ajo tha se do të më linte”. Më pas i thanë se “nuk mund t’ia thuash gruas, duhet ta mbash sekret”. “Nëse ajo largohet nga ju, ajo do të largohet, por ajo ende do ta dijë dhe një ditë do të flasë kështu që ne duhet ta heqim qafe atë”, i kanë thënë ata.

Ai u kishte thë se “nuk mund ta bëni këtë” dhe në fund e vrau vetë, sepse ai besonte se nëse nuk e bënte, njerëzit e bandës do ta vrisninKarolinën. Babis më tha, më shkroi një letër. Dhe i tha edhe nënës së tij.

Nëse flisni me nënën e tij, ajo do ta konfirmojë. Çfarë kuptimi do të kishte që ai ta përmendte atë në gjyq. Ky njeri u gjykua për vrasje me paramendim dhe mori dënimin maksimal. Këtu përfundon historia për mua”, ka deklaruar i ati i Korolinës.

10 Komente

  1. A
    Anthony

    Greek ,tragecomedy ! Me Pralla traficantesh , edhe gazetar zorrzgropsa shkruajne per klikime

    Përgjigjjuni
    1. h
      h.h

      uau cfare "arsye" bindese: dmth qe mos e vriste banda te shoqen e vrau ai vete. po kjo e ben edhe me fajtor idiotin.... po sikur banda mos arrinte t ïa vristen te shoqen????? te pakten te thoshte nje genjeshter me te besuar....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Tirrni lesh se viktimen e gjore nuk e ktheni me!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

          Çashtu Shkodran. Lesh Lesh kush Don Lesh.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Karlliqe nga vendi i Kriminbeleve pederast

          Dhe kujt i intereson nji "Lajm" i tille , qe perben nji Brockulle pa asnji sens ,per shoqerine sot e akoma ehsume ate Shqiptare ?! hah ha ha Kazan Plehrash Toksike

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evisa

            Na luajtët nga mënt e kokës or lumëdhenj, sikur të mos mjaftonin lajmet me vrasje dhe therje me thika këtu në vëndin tonë, ju shkoni dhe importimi lajme me vrasje edhe nga vëndet e tjera. Po Greqia dhe çdo vënd tjetër kanë dhe një mori lajmesh që nuk t'a lodhin dhe shkatërrojnë shpirtin, ju pse shkoni dhe merrni lajme që nuk sjellin asnjë të mirë? Kjo ngjan njëlloj si importimi i plehrave nga jashtë për t'i përpunuar këtu. Apo e bëni për të relativizuar dhe justifikuar vrasjet që ndodhin tek ne, për të treguar se qeveria nuk ka faj pasi ky është një fenomen mbarëbotëror? E dimë këtë, bile e dimë se gjithë qeveritë e tjera janë fajtore, vetëm kjo jona nuk ka kurrë faj. Tashmë, për faktin që qeveria jonë kurrë nuk ka fajë e kemi të mbushur mëndjen top, ndaj kot përpiqeni për t'na e mbushur akoma, nuk ka më vënd në trurin tonë për të mbajtur një informacion të stërnjohur.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taulant

              E kam thene 1000 here, por nuk me degjon kerkushi. Legalizoheni tregetine e droges , cmimi ulet ndjeshem dhe trafikantet zhduken. Kaq e thjeshte eshte, por nuk duan rta bejne.

              Përgjigjjuni
              1. t
                tori

                Ik o TAULANT,ti ske tru per vete,u je tru te tjereve

                Përgjigjjuni
              2. I
                I merzituri

                Po ku eshte kthesa ,more idiot ?

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Skenderi

                  Pune helaqesh, Gjelle qensh

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje