Arrestohet dhe përjashtohet polici i Rrugores në Tiranë: Nuk u ndal para kolegëve, i shau e u largua me makinën me xhama të zinj. Kishte kanabis

4 Janar 2023, 11:15Kronika TEMA

Arrestohet dhe përjashtohet polici i Rrugores në Tiranë: Nuk u

Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar nga policia pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2022 ku efektivi i rrugores, Renato Feri, u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Forcat Shqiponja i bënë me shenjë të ndalonte mjetin efektivit të policisë, i cili ishte me xhama të errësuara. Drejtuesi i mjetit, efektivi Renato Feri, në vend që të ndalonte, ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e njërit prej policëve që i kërkuan të ndalonte. Më pas ka ndaluar, ka hapur xhamin dhe ka nisur t'i shajë dhe ofendojë kolegët. Fill pas kësaj është larguar me shpejtësi, pasi refuzoi të identifikohej.

Forcat Shqiponja lajmëruan sallën operative ku u bë i mundur ndalimi i tij në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Pas kapjes, policia zbuloi se Renato Feri ishte koleg i tyre, efektiv i Rrugores. Brenda mjetit gjatë kontrollit u gjet kanabis sativa, bën me dije Report TV. 

Mësohet se efektivi Ferri, edhe në momentin që është kapur, i ka ofenduar dhe sharë kolegët e tij sërish. Ata e arrestuan dhe dërguan në Komisariatin nr. 6. Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Burimet bëjnë me dije se efektivi Renato Feri është përjashtuar nga Policia e Shtetit me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku. Mbi të rëndojnë akuzat e kundështimit të punonjësve të policisë dhe prodhimi e shitja e lëndëve narkotike.

7 Komente

  1. S
    Suksese te metejshme

    Cfarë të bën djali nuk ta bë perëndia. Gjenerata e re e mbushur me kërriça. Polica, doktora, juristë që po shkatërrojnë shoqërinë.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Remo

      Po mor po, 'ca te ben djali', po Babi c'ka bere? As qe ka ditur gje ai shefi i 'burimeve njerezore'?! Garant qe ka ditur e derisa s'eshte ndier, do te thote se ka qene OK me te birin qe po ashtu ishte punonjes i shtetit pa shtet. Sa te tjere raste kemi pasur me pare e sa do te kemi ne vazhdim. Ai mentalitet shkerdhate mbizoteron atje derisa edhe kupola e shtetit te djeshem dhe atij te sotem, eshte e mbushur me kusare dhe kriminele.

      Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Budalla... komplet

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali krimi

        Te jatit i varen ndonje dekorate tjeter? Pis milet. Prandaj vene punet keshtu atje. Duhet te kete nje institucion qe te vezhgoje familjet e njerezve te pushtetshem, dhe ti ndaloje ata para se te qelbet plaga, para se te kemi Gerdece te tjera.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          Pune arabesh, vari kkkkkkk....

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Urgjentisht z. Rrumbullaku duhet te shkarkoje dhe te jatin, nuk ka pse te jete ne ate detyre ai,. Edhe duhet pare si ka hyre ne forcat e policise i biri, pale edhe ne qarkullim, apo babai eshte ke burimet njerezore.

            Përgjigjjuni
            1. Katrori duhet te dorehiqet sepse nuk mund te vazhdoje te justifikohet me shprehjen lapidar “fajin e ka Ardi Veliu”……..kur eshte boll eshte boll dhe Kartori duhet te marre pergjegjesite qe i takojne dhe jo te vazhdoje te vegjetoje si gjithe jeten e tij….????

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje