Detaje nga vrasja në Prizren: Të shtënat nisën brenda lokalit, janë gjetur 3 gëzhoja

4 Janar 2023, 10:32Kronika TEMA

Detaje nga vrasja në Prizren: Të shtënat nisën brenda

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen në Prizren, ku si i dyshuar u arrestua pronari i lokalit, personazhi i njohur Dibran Hoxha, i njohur me nofkën “Kobra”.

Sipas Policisë të shtënat kanë filluar fillimisht në lokal. Pas incidentit, tre nga të përfshirët në rast që ishin banorë të Kukësit janë larguar me makinë në drejtim të spitalit të Kukësit.

“Prizren 03.01.2023-04:00. Është raportuar se, nga disa persona në një lokal ka pasur shkëmbim zjarri. Pas incidentit, tre nga të përfshirët në rast që ishin shtetas të Shqipërisë janë larguar me veturë në drejtim të Republikës së Shqipërisë.

Pas kontaktit me autoritetet e Shqipërisë, është konfirmuar se njëri nga personat e përfshirë në incident ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur”, njofton Policia.

Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri gëzhoja.

“Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokalin ku ka ndodhur incidenti, dhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit lidhur me rastin, janë sekuestruar disa dëshmi.

Po ashtu në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Njësitë e hetuesisë janë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë për vazhdimin e ekzaminimeve e trupit të pajetë si dhe veturën e viktimës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënke fizike me disa persona, të cilët kishin ardhur nga Kukësi në Prizren. Si pasojë, njëri nga ta ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër është plagosur.

2 Komente

  1. C
    Celo Mezani

    Mjafton te shikosh fotot ne rrjet dhe pseudonimin qe i ka vene vetes "King Kobra" qe te kuptosh se ketij njeriu duhet ti rrish 2km larg. Cfare bejne shqipot nga dy anet e kufirit ? Shkojne dhe ja mbushin lokalin plot. Pastaj terrorizohen (se ato plumbat nuk kursejne njeri kur bejne rigoshet ne lokal) ose edhe vdesin. = =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =- = =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =-= =- NJEREZ, kudo ku shpenzoni para qe nga Pika e Karburantit, Restoranti e deri tek birrat qe pini pyesni veten 2 sekonda kush eshte pronari. E nese ju rezulton mafioz apo legen, shkoni tek dikush tjeter. Maskarenjte ushqehen kryesisht nga miopia apo indiferenca e njerezve normal.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edlira

      Kur shkon ne bordelet e Prizrenit tek znj.Kallash sigurisht qe fatura shkon 400 eu...gjoja kane pire nje birre!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje