Vrasja në Elbasan / Autorët u larguan me "Audi" drejt Librazhdit, ja ku dyshon policia

30 Nëntor 2025, 22:44Kronika TEMA
Vrasja në Elbasan / Autorët u larguan me "Audi" drejt

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Edmond Hyka (Mahalla), mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan.

Sipas raportimeve, biznesmeni njihej në qytet si pronar i dy bizneseve, ajo e taksive elektrike dhe e një karburanti.

Më herët biznesmeni 43-vjeçar, dyshohet të ketë qenë pjesëtar i një grupi kriminal që operonte jashtë Shqipërisë, kryesisht në transportin e drogës, një prej pistave që po hetohet nga policia.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy autorë dhe pasi kanë qëlluar drejt Mahallës janë larguar me një automjet tip "Audi" ngjyrë të zezë në drejtim të Librazhdit.

Disa persona janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje lidhur me rastin.

2 Komente

  1. B
    Ben

    Bisnesmen, sa keq, po, jo nuk te lene te besh bisness ketu, djale i ri! Nje bisnessmen me pak do te thote me pak pune per punetoret. U prefte ne paqe. PS: Mos u beni bisnesmen, se ju vrasin.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drogagjiu

      PS. Mos u bëj drogaxhi se kur të shkosh 45 vjeç do të të vrasin. Edhe po u maskove mbas biznesit.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje