Vrasja në Shkodër - Dëshmia e fqinjëve: Çifti amerikan pati debate, dëgjuam zhurma

2 Maj 2025, 11:43Kronika TEMA
Vrasja në Shkodër - Dëshmia e fqinjëve: Çifti

Një turist amerikan ka vrarë me thikë partneren e tij në një banesë të marrë me qira në lagjen “Gjuhadol”, pranë pedonales, në qytetin e Shkodrës.

Fqinjët janë shprehur se kanë dëgjuar fillimisht debate mes çiftit, para se të ndodhte vrasja e 54-vjeçares.

“Janë dëgjuar debate në mëngjes nga fqinjët në mëngjes dhe dyshohet se është qëlluar me mjet prerës. Viktima është nga Florida e SHBA.

Po ashtu është gjetur në banesë në gjendje të rënduar bashkëjetuesi i saj, i cili ka lënduar veten në duar dhe në disa pjesë të trupit. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut”, tha gazetari i ABC News, Simon Shkreli.

Gazetari shtoi më tej se çifti amerikan kishte rezervuar banesën përmes platformës “booking” dhe prej katër ditësh ndodheshin në Shkodër.

“Edhe disa punëtorë të një objekti aty pranë kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë njoftuar policinë. Kanë katër ditë që kanë marrë këtë shtëpi me qira përmes booking, dhe kanë qëndruar në Shkodër”, tha ai.

57-vjeçari autori i dyshuar i vrasjes së 54-vjeçares, u gjet në gjendje të dehur.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

 

Lini një Përgjigje