Vrasja për një kafe në Manzë, zbardhet dëshmia e Daniel Pepës: U vetëmbrojta, ndryshe do më vriste

20 Nëntor 2025, 12:38Kronika TEMA
Vrasja për një kafe në Manzë, zbardhet dëshmia e Daniel

Rreth një muaji pas vrasjes së dyfishtë në një lokal në Manzë, dje u dorëzua autori i shpallur në kërkim për vrasjen e Flori Paluçin, Daniel Pepa.

Mësohet se Pepa ka deklaruar: ‘E bëra për vetëmbrojtje, ndryshe do më vriste sic bëri me Aranitin’.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 tetor, në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti.

21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është debatuar me kamarierin dhe me Flori Paluçin, i cili shoqërohej në lokal me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Erald Cani i arrestuar për moskallëzim krimi.

Pepa debatoi pasi kërkoi kafe ndërsa kamarieri  Alteo Pepa i tha se ekspresi është fikur. Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet dhe më pas është kthyer bashkë me Ergi Kadiu dhe Aranit Kurtin. Teksa ata kanë tentuar që të hyjnë sërish në lokal, ka dalë Flori Paluçi dhe ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Paluçi, sipas policisë, ka qëlluar ndaj të dyve. Nga plumbat mbetën të vrarë Aranit Kurti që u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit u vra nga Daniel Pepa.

Lini një Përgjigje