Vrau kunatën dhe veten, flet babai i 43-vjeçarit: Shkonin shumë mirë, se di si ndodhi

9 Prill 2023, 15:24Kronika TEMA

Vrau kunatën dhe veten, flet babai i 43-vjeçarit: Shkonin shumë

Babai i Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën dhe më pas edhe veten ka thënë se mes tij dhe kunatës, Migenës, nuk ka pasur kurrë konflikte.

Sipas tij ata shkonin mirë si vëlla e motër, ndaj nuk e kishin menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte.

“Ata kanë shkuar mirë, ajo i bënte kafen shkonin shumë mirë. Se di si e bëri këtë punë ai unë nuk e kuptoj. Që të qëllosh me armë zjarri mbi gruan e vëllait!”

Në një intervistë për Euronews Albania ai ka thënë gjithashtu se Rolandi nuk ka qenë kurrë pjesë e forcave të armatosura, ai kishte punuar si gomist por dy ditë para ngjarjes kishte lënë edhe punën. Babai i Rolandit ka thënë gjithashtu se nuk e ka lëvizur ai armën e krimit

“Erdhi e më tha babi unë nuk shkoj më në punë. Pse i thashë, nuk shkoj më tha. Po mirë i thash”,-tha babai i Roland Sinanit. 

Lini një Përgjigje