Marrin miliona lekë dhe flori, dy persona të armatosur grabisin një banesë në Lushnjë

9 Prill 2023, 12:25Kronika TEMA

Marrin miliona lekë dhe flori, dy persona të armatosur grabisin

Një grabitje nën kërcënimin e armës është regjistruar mbrëmjen e kaluar në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnjë.

Pre e grabitjes ka rënë banesa e shtetasit Agron Nezha dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30. Në banesën ka qenë brenda vetëm një grua e moshuar. Sipas informacioneve shuma e grabitur ka qenë 5 milionë lekë të vjetra dhe bizhuteri floriri.

Njëri nga grabitësit ka hyrë direkt në dhomën e gjumit në katin e dytë dhe me thikë në dorë ka hapur sirtarin e komodinës ku mbaheshin paratë dhe arturinat.


E moshuara, Zeqine Nezha, ka parë hajdutin të veshur me kostum jeshil, me kapuç në kokë dhe dorashka të kuqe dhe ka thirrur emrin e djalit të saj.

Më pas hajduti është larguar së bashku me shumën e parave. Siç shikohet nga kamerat e sigurisë së banesës, ai ka ulur kokën duke zbritur shkallet, ndërsa një tjetër person me armë në dorë e priste jashtë.

Pas ngjarjes ka ardhur policia e Lushnjes e cila është vënë në kërkim të autorëve. Kjo është hera e tretë që vidhet e njëjta banesë në këtë fshat dhe asnjë nga autorët nuk është gjetur.

1 Komente

  1. P
    Plehrat Mijte e haleve ..

    Me rota k...dhe me trapa se ben Zoti Si keta plehra Kriminele ..por ato pake Euro apo Flori di ti gezoni per pake kohe se do kapeni si Miu i haleve dhe do te beheni Repista kengetare apo do te beheni me legena sec jeni.... Dhe me e keqja qe keto Probleme do ti vuajne dhe Familiaret e juaj Prinder e cfare keni ne rrethin familiäre .. Plehra qe nuk u mesuar te punoni ..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje