Humb jetën 35-vjeçari shqiptar në burgun e Korfuzit, shkaqet mister

8 Prill 2023, 13:55Kronika TEMA

Humb jetën 35-vjeçari shqiptar në burgun e Korfuzit, shkaqet

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Korfuzit, Greqi.

Lajmi i trishtë është bërë me dije nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili thotë se të afërmit e tij nuk kanë marrë asnjë informacion në lidhje me rrethanat e vdekjes së të riut.


“Mjaft më!

Shkon ne 66 numri i të vdekurëve SHQIPTARË në burgjet e Greqisë. Vdekje qe për nga numri kanë emër dhe mbiemër. ZOTI të vetë dorë…

Një 35-vjeçar me iniciale L.B nga Kurbini ka vdekur në burgun e Korfuzit. Një nga të afërmit e familjes konfirmon se ngjarrja ka ndodhur para tre ditësh ku ai eshte gjetur i pajetë në qelinë e tij.

Lidhur me vdekjen e tij nuk asnjë njoftim nga auroritetet si dhe nga mediat vendase.Trupi i të ndjerit po përcillet sot për në Shqipëri.”-  shkruan Zinxhiria.

1 Komente

  1. t
    tjetri

    Ngushllime Familjes! Ne nuk flasim per keto raste se kemi problem se na prishen marrdhenjet e "Shkelqyera" me gerqine. Turp per qeverine tone.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje