Krimi në Shkozë, zbardhen detaje të reja: Dyshohet të jetë i përfshirë edhe një person i tretë

8 Prill 2023, 10:47Kronika TEMA

Krimi në Shkozë, zbardhen detaje të reja: Dyshohet të

Të tjera detaje dalin në dritë për krimin e dyfishtë në zonën e Shkozës në Tiranë.

Migena Sinani është qëlluar me një plumb në gjoks ku për pasojë ka humbur jetën. Roland Sinani ka qëlluar veten me një plumb në pjesën e nofullës, plumb tejshpues i cili ka dalë në anën tjetër tjetër.


Arma e krimit është gjetur pas banesës, disa metra larg trupit të 44-vjeçarit. Dyshohet se në këtë ngjarje të rëndë të jetë përfshirë edhe një person tjetër.

Burime nga policia thonë se ka dyshime të forta që babai i autorit, të ketë fshehur armën menjëherë pas ngjarjes.

Lini një Përgjigje