
Opinioni publik në Greqi është tronditur këtë të premte nga publikimi i një videoje, ku shihet një 50-vjeçar i cili dhunon prindërit e tij të moshuar.
I shoqëruar nga gruaja e tij e cila filmon, 50-vjeçari dhunon prindërit e moshuar, pasi ata nuk i dhanë para.
Djali kërkonte një pjesë të pensionit nga prindërit e tij të moshës mbi 80-vjeç.
“Djali dhe nusja zbritën në banesën e prindërve duke i kërcënuar, filluan të rrahin, thyejnë dhe shkatërrojnë shtëpitë duke u kërkuar para. Dje edhe nusja i ka rrahur, i ka goditur aq sa kanë thirrur spitalin”, ka treguar një i afërm i të moshuarve duke folur për Mega.
Videoja është realizuar nga bashkëshortja e 50-vjeçarit. Një grua nga Ukraina që akuzon çiftin e të moshuarve se nuk e kanë ndihmuar financiarisht familjen e saj.
“Ulu dhe mos fol! Po të mos isha këtu, do kishe ngrënë që në mëngjes?”- dëgjohet t’i thotë 50-vjeçari nënës së tij.
Për të parë videon kliko këtu.
Lini një Përgjigje