Kishte kthyer banesën në ambient për poker, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

7 Prill 2023, 14:05Kronika TEMA

Kishte kthyer banesën në ambient për poker, arrestohet

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kishte përshtatur banesën e marrë me qira në një ambient për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit.

Gjithashtu bëhet me dije se u proceduan penalisht dhe 5 shtetas të tjerë, të cilët u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient.

Policia ka sekuestruar 1 tavolinë pokeri, çipsa, 6 aparate celulare dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 36 200 lekë të rinj, 3 265 euro, 230 paund

Materialet në ngarkim të këtyre personave i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: R. Ç., 44 vjeç, Xh. H., 25 vjeç, B. T., 41 vjeç, B. B., 29 vjeç dhe A. D., 45 vjeç, banues në Sarandë”, thueht në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje