Krim i rëndë në Tiranë, 43-vjeçari vret kunatën në banesë  dhe më pas veten: Viktima ishte duke fjetur me vajzën 2-vjeçare

8 Prill 2023, 09:12Kronika TEMA

Krim i rëndë në Tiranë, 43-vjeçari vret kunatën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, në orët e para të këtij mëngjesi, 8 Prill. Roland Sinani, 43 vjeç, ka vrarë me armë zjarri nusen e vëllait të tij, shtetasen Migena Sinani dhe më pas veten.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 në Shkozë. 

"Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë", bën me dije policia.

Mësohet se viktima, Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit duke fjetur në krevat me vajzën 2-vjeçe, kur vëllai i bashkëshortit hyri brenda dhe e ekzekutoi me armë.

Ndërsa fëmija tjetër i viktimës ndodhej në dhomë me gjyshërit, të cilët nuk kanë dëgjuar asgjë. Ata janë shoqëruar në polici për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen dhe janë shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike.

43-vjeçari pasi ekzekutoi gruan e të vëllait, doli në oborr dhe vrau veten.

Dyshohet se autori i krimit të rëndë vuante nga depresioni dhe ishte i pamartuar. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

2 Komente

  1. :
    :

    Shumica dermuse e (njerzeve) ose më mire thëne Talibanet kane ikur për lesh. Edi Rama, Sali Berisha, dhe ilir Meta, i kane çmendur njerzit fare.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tit Vasili

      Nuk kane faj Saliu Iliri dhe as edi , fajin e ka Luigj edhi i big brodhers

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje