
Tashmë për strukturat e Policisë, dinamika dhe mënyra se si ka ndodhur e gjithë ngjarja ku Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin është zbardhur.
Grupi hetimor ka arritur që të ringrejë edhe njëherë skenën e krimit dhe të përcaktojnë lëvizjet që ka kryer autori Roland Sinani gjatë momentit kur ka kryer edhe ekzekutimin e kunatës së tij.
Gazetarja Glidona Daci raporton se sipas informacioneve që vijnë, në bazë të strukturës së policisë dhe grupit hetimor, thuhet se ka qenë një ngjarje e paralajmëruar për shkak edhe të faktit se 2 vëllezërit kishin prej vitesh që nuk kishin komunikim me njëri-tjetrin.
Në deklarimet paraprake, prindërit e Roland Sinanit dhe vëllai i tij kanë pretenduar se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe po ashtu të afërm të tjerë që janë shoqëruar në ambientet e komisariatit pretendojnë se ai ka pasur probleme me depresionin dhe kanë aluduar se kjo mund të ketë qenë një ndër aryset që ka çuar në këtë krim të rëndë.
Roland Sinanin, fqinjët e përshkruajnë si njeri të ftohtë dhe thonë se vëllezërit kishin vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin.
Policia ende nuk ka një motiv të qartë përsa i përket arsyeve që çuan në krimin e rëndë.
Fale demokrafise Berishjane tashme xhakmarrja ka mbritun edhe ne dyert e Tiranes,fenomen ky i pandigjuem me perpara. Hej me ta lumsha or Sali Berisha, zbrite neper fusha tan keto bisha! Qytetarin me dhun e debove jasht kufinjve, e tash tan kryeqytetin te gjith e dhive. Ja pra edhe pse zhduke e vrave tana i fitove, ndaj te dhan nofken "Burr shteti" se gjithçka renove!
Dhe Armet Jua dhuroi Popullit. ! Dhe vete kure leviz Kryekrimineli ka Bodiguartet e vete se breket i mbushen te dali Si Qytetare i thjeshte ...Drejtesia duhet duruar duke shpresuar qe perpara se te vdesi te vdesi si kryekriminel ne Rec te Shkodres .. Hamin ..
Keto jane pasojat w nje zgjedhje injorante nga nje popull injorant.Keto jane pasojat e Berisha Shok qe hapi depot e armeve me qellim pasurim imediat ,tregeti armesh e municionesh qe la Enveri,e u la njerezve armet neper duar . Nje popull qe e le pa shkolle e i jep armet ne duar c do beje?