Vrau shefin e krimeve në Fier dhe djalin e tij 8-vjeçar për të marrë hakun e të vëllait: Ëngjëll Brahimi nuk do të ekstradohet nga Kanadaja

8 Dhjetor 2025, 11:15Kronika TEMA
Vrau shefin e krimeve në Fier dhe djalin e tij 8-vjeçar për

Gjykata e Apelit në Kanada, ka vendosur që Ëngjëll Brahimi, i akuzuar për vrasjen e policit Astrit Braçe dhe djalit të tij në vitin 2000 në Fier, të mos ekstradohet nga Kanadaja.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, gjykatësit janë shprehur se provat nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ekstradimin dhe burgosjen e tij.

"Gjykatësi me të drejtë konsideroi se provat në tërësi nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar burgosjen", thuhet në vendimin e lëshuar të premten në Montreal.

“Ëngjëll Brahimi, 62 vjeç, nuk ka më pse të shqetësohet për kthimin në Evropën Lindore, ku përballet me një dënim të gjatë me burg në lidhje me vrasjen e përgjakshme të një oficeri të lartë policie dhe fëmijës së tij 8-vjeçar, e cila ndodhi 25 vjet më parë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e medias kanadeze.

Brahimi u dënua me “burgim të përjetshëm” për vrasjen e oficerit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij tetë vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të vitit 2000 në Fier. Ai u arratis dhe u arrestua më vonë në Kanada, ku fshihej nën identitetin e Piro Kota, në mënyrë që t’i fshihej drejtësisë shqiptare.

Masakra në verën e nxehtë të 2000:

Ëngjëll Brahimi akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8- vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000 në Fier.

E gjithë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Kjo sepse në vitin 1997, vëllai i Ëngjëll Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance.

Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit. Në 1999 ndaj Braçes u organizua një atentat, por rezultoi i dështuar. Ëngjëll Brahimi ishte i dyshuari kryesor, por ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar.

Më 10 gusht 2000, Braçe me bashkëshorten, me djalin e tyre Asllanin, vajzën, mbesën dhe nipin po shkonin në plazh. Të gjithë po udhëtonin në mjetin Mercedes-Benz dhe kur po ktheheshin, makina është goditur me armë zjarri në fshatin Poro-Pishë ku humbi jetën efektivi dhe djali i tij 8 vjeçar.

Brahimi dyshohet se ka dalë nga një Audi dhe ka hapur zjarr në drejtim të Mercedes-Benz. Referuar asaj që shkruan mediat kanadeze, oficeri i policisë ka arritur të dalë nga makina dhe është nisur drejt një lumit Vjosë. Ndërkohë, gruaja e Braçes ka arritur ta shohë autorin dhe i ka bërtitur “kriminel më vrave djalin”.

Në këtë momente, autori nuk i është përgjigjur, por ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar për të ndjekur oficerin. Gruaja e Braçes tha se më vonë dëgjoi të shtëna. Trupi i të shoqit u gjet të nesërmen në buzë të lumit Vjosa.

Autoritetet shqiptare u përpoqën më pas ta arrestonin të dyshuarin, por ai tashmë ishte arratisur, fillimisht në Greqi, pastaj në Kanada, ku madje mori edhe shtetësinë.

Megjithatë, e kaluara e Brahimit e kapi dhe ai u gjet. Ekipi i tij ligjor arriti të tregonte se gjyqi i mbajtur në Shqipëri kishte qenë i gabuar.

"Provat janë aq të gabuara dhe të pabesueshme saqë ekstradimi do të ishte një keqpërdorim i drejtësisë", shpjegoi gjykatësi Alexandre Boucher në vitin 2023, duke vënë në dukje se gjatë gjyqit atje, gruaja e të ndjerit madje kundërshtoi veten duke zgjedhur foton e gabuar për të identifikuar të dyshuarin.

Prokurori i Përgjithshëm i Kanadasë, duke vepruar në emër të Republikës së Shqipërisë, e kishte apeluar çështjen, duke pretenduar disa gabime nga ana e gjyqtarit. Por në fund të procesit, gjykata më e lartë e Kebekut vendosi se nuk kishte pasur shkelje.

"Ai verifikoi mjaftueshmërinë dhe besueshmërinë e provave të certifikuara të paraqitura në mbështetje të kërkesës për ekstradim", vendosi Gjykata e Apelit. "Ai përcaktoi se ato kishin një të metë të dukshme dhe se ekzistonte një rrezik real që ato të ishin thelbësisht të gabuara."

Për më tepër, u theksua se edhe nëse ikja e Brahimit mund të kishte sugjeruar se ishte sjellja e një personi fajtor, kjo mund të korrespondonte edhe me dikë që dëshiron "të shmangë akuzimin padrejtësisht". Ëngjëll Brahimi u përfaqësua nga avokatët penalë Andreë Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Abdel-Malik. (Newsbomb)

39 Komente

  1. K
    Karabobe

    Le ta mbajnë! Një kafshë më pak në rrugë

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Astrit Brace este vrare ne vitin 2000 Ne vitin 1997 Astrit Brace, vellai i vogel i Agron Braces, punonte si polic civil, ose i forcave te nderhyrjes shpejte. Familja Brace, nje familje hajdutesh, u internuan ca kohe ne nje fshat, u kthyen ne Fier dhe filluan te benin thagma ne polici, vjedhje, grabitje, kercenime. Vellai i vogel Astriti ishte nje njeri i poshter, , gjate vitit 1997 u be i tmerrshem per fshataret e Mallakastres, i grabiste, deri ne nje akt kriminal kur ka perdhunuar nje nuse te re ne sy te vjehrrit ne Mallakaster. Askujt nuk i erdhi keq kur e vrane. Ai e meritonte , por femija i tij ishte i pafajshem.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Palla

        Si do te kete qene konflikti ,nuk qellohet mbi nje makine plot me femije.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Toni

        Nje Plehre

        Përgjigjjuni
        1. C
          Celo Mezani

          Dmth te paafte kudo, vazhdimisht dhe per çdo gje kur vjen puna per te bere procedura ligjore dhe dokumentuar sipas ligjit.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salih

            Te vrasesh dhe nje femije dhe te te lirojne,kjo eshte cmenduri,drejtesia e parase,e liruan kafshen.

            Përgjigjjuni
            1. U
              U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

              Ore Salih. Vampiri me te birin vrane femije Gedec.

              Përgjigjjuni
            2. N
              Nesër avazi

              Përjashto gjyqet politike, Shqiperise nuk do ti vijë më drejtesia e kohës se qoftëlargut. Kjo eshte nje e vertetë e dhimbshme. Edhe cilësimi qe i bente diktatori vendeve kapitaliste po rezulton i vertete.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Krimineleve plumbin ballit

                Kjo eshte poshtersi e madhe,si mund te lihet i lire ky kafshe qe vret femije??? Po per gjyqet e krimeve ne diktature eshte fakt qe nuk beheshin lojra,po te vrisje ne 90% te rasteve kishte ekzekutim.Pothuaj 100% ishte zbulueshmeria por vetem kaq. Te tjerat ishte tmerr,poshtersi,spiunllik,varferi proverbiale ekstreme,mungesa te drejtash ne max. Mire kane kaluar popujt ne vendet me komunizem tolerant sidomos ne Jugosllavi por dhe ne Hungari,Poloni ,Çekosllovaki.Kishte dhe shtet me rregulla pa fenomene droge etj dhe njerezit, maksimumi kishin disa mungesa materiale qe ne fakt nuk jane asgje para mungesave te tjera sociale,psikologjike qe sot kane njerezit pavaresisht se mund te kene makina,rroba,ushqime etj

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sateri

                Besoj se emri Astrit I viktimes eshte gabim. Duhet te jete fjala per Agron Bracen i cili mbante mbi shpine nje mal me krime. Fieraket ato s'mund ti harrojne kurre. E ne se behet fjale per kete kriminel, une e uroj ti lumte dora qe zhduku nje qelbesire I cili me urdhera berishiste, beri kerdine ne qytet

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Policia e Shtetit Tirane

                  Prati po justifikon dhe mbron krimin e nje tjeter personi ??

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sateri

                    Ne asnje menyre, por mos harro se keto jane ngjarje dhe pasoja te vitit 1997, kur te gjithe ishin me arme neper duar dhe vrisnin njerez edhe thjesht per te kolauduar armet. Femija, me sa di une, u vra se u ndodh aksidentalusht ne vendin dhe kohen e cabuar

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Niku

                      Mire per policin se hajde ta zeme ka bere krime, por femija c'faj ka? Perse nuk duhet te pergjigjet dikush per ate krim? Pafajesisht apo jo, pak rendesi ka, ajo c'eshte e rendesishme eshte qe nje femije u vra dhe vrasesi i tij eshte i lire. Aq e thjeshte eshte. Po te ishte i pafajshem, nuk ishte me identitet tjeter ne Kanada. Ishalla tani qe e moren vesh se ku eshte, i gjendet dhe ustai. Keni per t'ja pare emrin ne gazeta prape pas ndonje viti, kete radhe si viktime.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Policia e shtetit Tirane

                        Mos mendo se ky vrasesi do tja hedhe paq, dhe kjo eshte pergjigje zyrtare nga nje polic i vertete

                        Përgjigjjuni
                    2. E
                      EDI

                      Po jo ore. Agroni është vëllai Astritit që u vra, dhe thuhet që ky Astriti e ka marrë të gjallë vëllanë e këtij Ëngjëllit dhe e ka vrarë brënda në furgon te policicë, po të jete e vërtete sipas llafeve, nje oficer te vrasi lart në furgon policie edhe kjo është e rëndë, megjithatë ku ka fëmijë nuk qellohej. Thuhet përseri qe pas vëllait Braçet vranë edhe një kushuririn e parë te ketij Ëngjëllit.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ardian

                        Po femija cfare faji kishte?Pastaj po kete (po te jete ky vrasesi),kush e caktoi te vriste?Asgje nuk e justifikon vrasjen.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          EDI

                          Astrit polici, e ka lënë familjen në makinë edhe ja ka fut vrapit për kokën e vet.

                          Përgjigjjuni
                      2. L
                        Luani

                        Shkrime idiote..,

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Maluajot

                          Lavdi e rit vepres enver ho he's I paharuar qofte. Demokracia eshte per kriminelet politika et hajdut rit maskarenjt u. Po vodha buk te ha me fusin burg Edi Rama balluku saliu meta mediiu kriminelet hajduterit Jan neoer poate te vjedhin

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Juavuri

                            Oficer i larte i policis??????? Vellai i tij Agroni (ish roje bostani ne Hoxhare me 8 klase) shef Rendi ne Fier . Ky ishte thjesht police. Po qe kishte brate e jo vetem vellai e Engjell Brahimit.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              aleks

                              e islamik i qelbur, paske vrare edhe nje femije dhe s'te paska hyre nje gjemb ne kembe, shteti duhet te veproje vete ne keto raste, te dergoje nje vrases me pagede ,nje profesionist dhe ta heqe qafe kete hale islamike, qe me sa shof ketu, paska edhe nje hale islamike avokate qe e mbron atje ne kanada kete bastard

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Alex sumqimi

                                Shume urrejtje keni o robqira! Fucking pagans

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mersini

                                  O Aleks, sipas gjykates se Kanadase, gjyqi ne Shqiperi kishte te meta dhe sic duket provat per vrasesin nuk kane qene te plota, pra te dokumentuara. Une kaq kuptova.

                                  Përgjigjjuni
                                2. E
                                  Ervehe

                                  Ky Agroni apo Astriti mbase ishte nje njeri i tille, por nuk mund te thuash i lumte dora ku ne kete vrasje u perfshi dhe nje femije. Mbase te ndodh dhe ty o Sateri dhe te shohesh se cdo te thote hakmarrje tek nje femije. Nese ishte burre ky krimineli Brahimi te mos gjente rastin kur kishte dhe femije ne makine, por te dilte balle per balle dhe ta vriste, megjithese jeten na e merr vetem zoti. Turp per nje koment te tille. Zoti te ndeshkofte.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sateri

                                    Po te dije ti sa femije vrau ai kriminel, keshtu do mendoje edhe ti.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. E
                                    Engjell's fate is sealed

                                    God's justice finds it's way, the echoes of an innocent child become too heavy be ignored.man made or natural justice.you will face the consequence

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      serxho

                                      Vraftë sa më shumë kanadez dhe do ta shikoni se ujku qimen e ndëron por sakonin se harron...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. o
                                        oqeani

                                        O koqe, kanadezet nuk ngacmojn as mizen. Thuaj ndonje te rraces se vet.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. S
                                        Sallata

                                        Drejtesia e pidhit qe s’di te beje sic duhet nje dosje ekstradimi, bashke me ministrine pidhmoter te drejtesise. Ai muti qe vrau femijen tani po tall karin ne Kanada. Vdekshi o morrat e shtetit!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. h
                                          hehe

                                          Cilat kane qene provat apo deshmite qe vrasesi ka qene Brahimi?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Y
                                            Yea

                                            Kjo demokraci e kerkuan kriminelet dhe hajdutet dhe akoma po e mbajne. Keta kerma nuk mund te duronin qetesine dhe jeten e asaj kohe. Fjala demokraci ju pershtatet vetem njerezve injorante, pa edukate. Keta e perdoren demokradhine sali - rama per te ndare Shqiperine midis tyre. Te dy shtrigane. Mos gezofshi asnje kavidhe nga djersa e popullit. Harram per jete ju qofte. Amin!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Analist

                                              Dihet qe Justin Trudeau (Kastro) eshte nga Montreal dhe e drejtoi Kanadane si vend ulta majtist. Ne kete fryme eshte dhe gjykata. Pra nuk mund te pritet gje tjeter. Ky kriminel konsiderohet i persekutuar merr dhe ndihme nga qeveria dhe mos u cuditni do na japi dhe leksione per te drejtat e njeriut

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Beni

                                                Te dy palet kane qene njeri me mut se tjetri!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. l
                                                  llazi usa

                                                  O Sater, eshte Astrit dhe me A te madhe, Agroni ishte i vllaj, keta vuri Sali krimineli ne krye te Fierit, dhe keta te dy e gjeten koken e kandilit(gjynah per femijen) Astriti ka bere aq krime sa nuk i lau dot

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lani

                                                    Djalin 8 vjecqr O ZOT cfsr monster

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Salikoqepetulla

                                                      O shkerdhata komentues vrau nje femije te pa fajshem dhe ju.mbroni kriminelin!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Z
                                                        Z

                                                        Te gjithe kriminelet dhe vrasesit strehohen ne Perendim marrin shtetesi dhe mbrojtje nga keto shtete te degjeneruara gay. Vetegjyqesia e zgjidh kete pune.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Moisi Golemi

                                                          Për ty Z. Unë mendoj që këtë çështje e zgjidh vetëm p!dhi i sat'ëm.

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. O
                                                          Only: XX and ZY

                                                          Po c'drejtesi ka ne Canada, gje nje avokat, paguaje mire dhe pastaj avokatet i bejne pazaret mes njeri tjetrit, kthehen te dyja palet ne mbrojtje te krimit. Edhe ketu burgjet me fakira jane mbushur , si ne Shqiperi. Mbaj mend nje rast i kontrabandes se cigareve, me miliona dollare, u denua vetem shitesja e cigareve, nje vajze e re qe nuk kishte idene se perse behej fjale. Gjeografia nuk e ndryshon ligjin e xhungles ne kete bote te padrejte. Mungese faktesh nga Shqiperia, dmth gjykate e blere, shoqeruar me nje tjeter gjykate te blere ne Kanada.Se eshte krim mbulimi i krimit. E sa per Kanadane, ka mbledhur gjithe horrat qe kane shperthyer burgjet neper Europe, mjafton te kishe 500mije dollare dhe vije pa asnje kriter, interviste apo kontroll. Kush i kishte aq leke, pervec krimineleve? Kanadaja ze vendin e pare ne pastrimin e parave ne Amerike, tejkaluar dhe Ameriken e Jugut, qendrore. Lutje Zotit, ai nuk gabon. Po njerezit nuk e dine forcen e lutjes dhe presin nga gjykatat e mbuluara me krime dhe padrejtesi.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje