Vrau të riun nga Kukësi për faturën e lokalit, avokati i “Kobrës”: Arma për burra është

16 Janar 2023, 21:34Kronika TEMA

Vrau të riun nga Kukësi për faturën e lokalit, avokati i

Avokati i Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, i riu që vrau kuksianin në lokalin e tij “Kobra City” në Prizren, ka çuditur me arsyetimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Sipas mediave të Kosovës, mbajtjen e armës nga “Kobra”, avokati mbrojtës i tij, Nexhat Elshani, e arsyeton duke thënë se arma është për burra.

“Po mirë, është një thënie megjithatë popullore se arma është për burra edhe mbajtësi ose bartësi i armës paraprakisht e di që ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’i zihet sigurisht se edhe përgjigjet dhe është përgjigjur”, është shprehur ai.


Por në një deklaratë të mëvonshme, avokati u shpreh se deklarata që ai bëri, ishte deklarata e klientit të tij, pra e “Kobrës”.

“Sherri bohet se aty ka femra. Jo dashnorja ime, jo pse e nguce. Kështu mes veti përplasë. Femrat hiç s’bëjnë sherr. Mos mi interpretoni keq deklaratat e mia”, shtoi avokati.
Kujtojmë se “Kobra” ishte dënuar për “armëmbajtje pa leje” në vitin 2009 me 1 mijë euro gjobë.

Tre vjet pas, në vitin 2012, në aktgjykimin e dytë, gjykata nuk e kishte rritur dënimin e dytë meqë vepra penale po përsëritej, përkundrazi gjoba ishte ulur në 850 euro.

“Kobra” edhe një vit më pas, të tretën herë më 2013 ishte dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, por kjo për gjykatësit kishte shërbyer sërish ta ulin vlerën e gjobës, tashmë në 800 euro.

4 Komente

  1. Q
    Qytetare

    Ik mor legen avokat, ske turp qe shprehesh keshtu. Sigurisht qe ti nuk ke gjak shqiptari, duhet te jesh mix me gjak serbi.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lypesi

      Keshtu eshte kur ke hajvane ne drejtesi ...!!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njeres pa (qe sduan)pune

        Sa rruge kemi per te bere akoma si komb.......por me te miret duhet te ecin perpara, se kemi shume kontraste nivelesh ,nga me te lartat tek me te ultat

        Përgjigjjuni
        1. d
          dikur

          Shyqyr thuaj qe shpetuam nga diktatura e eger komuniste qe nuk e lejonte burrin te mbante arme . Shkeleshin te detjtat e njeriut hapur fare . Te kapeshe me arme pa leje ne ate kohe nuk mbaronte puna me gjobe. Lere lere se ç'kemi vojtur.... diktature vella diktature ....! Po shyqyr shpetuam..!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje