Zaptuan plazhet publike në Vlorë e Sarandë, nën hetim 2 persona

24 Qershor 2025, 15:19Kronika TEMA
Zaptuan plazhet publike në Vlorë e Sarandë, nën hetim 2

Policia e Vlorës ka vijuar operacionin “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrolleve në plazhin e Jonufrit, Vlorë, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi R. S., i cili kishte vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë dhe ushtronte aktivitetin në një beach bar, pa e regjistruar në organet kompetente.

Në bregdetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Çentral”, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi J. Ç., duke vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë.

Për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në prokuroritë respektive ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 43 vjeç, banues në Vlorë dhe J. Ç., 30 vjeç, banues në Sarandë.

1 Komente

  1. B
    Beni

    Është problem i madh plazhi në Durrës. Kryeministri Rama vjet tha publikisht: 1. Do të ketë plazh publik, 2. Do te ketë distancë mes çadrave, Nuk do të ketë tavolina e karrike poste pedonales e ne rere. Kemi gazetare sahanlëpirës tip Froçka. Pse nuk shikooketo gazetarët, aty ku ju dhemb njërëzve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje