Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia: U paraqit vetë në komisariat, deklaroi se ishte larguar me dëshirë (e dashura dhe nëna e denoncuan të zhdukur pas telefonatës së çuditshme)

21 Gusht 2025, 09:16Kronika TEMA
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia: U paraqit vetë në

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga familjarët. Ai ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij. 

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.", njofton policia. 

Ka qenë e dashura e tij e cila ka marrë një telefonatë nga Daniel Shima ku i ka thënë: "Po më arrestojnë". 

Ajo është alarmuar dhe e ka telefonuar disa herë, pasi nuk është lidhur dot me të ka kontaktuar nënë e Shimës e cila ka bërë dhe denoncimin në komisariatin nr.1 të Policisë së Tiranës rreth orës 17:00.

12 Komente

  1. C
    Ccc

    Po ku ngelën ata që akuzuan gjithkënd për krime kundër personit Mos nxitoni të nxirrni kokluzione

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Po ku i dihet...mbase ndaj shpetoi nga opinioni. Normal nuk duhet te nxitohet kush e te beje akuza. Por mbase funksionon mdonjehere presioni publikur. Nese ka inskenuar...qenka pafillo..ka vene ne levizje gjithe policine . Duhet te gjobitet minimumi sa kushtuan oret e punes se policise. Keshtu te zene mend te tjeret. Mjere ne kush ka qene zv drejtor.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jarani

        Po! Ka pune puna...jam i sigurt qe policia sa ka filluar t shohi kte muhabet... Po edhe SHISH... Te bejme durim e te shohim

        Përgjigjjuni
      2. T
        Teo

        Eshte e cuditeshme sa vjec ka qene zv drejtor i Akshit kur sot eshte 34 vjec? Nuk vihen kaq te rinj ne drejtim. Nuk duhet. Nese vertet duam ekspertize e shtet.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajane hesapi

          Industria e shpifjeve Ne emer TE fjale se lire prodhon cdo dite pa u ndaluar.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Humirisi.

            Lajm e kundrakajm i turpshem!?

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              Ky duhet te jete nje gjeni

              Përgjigjjuni
              1. n
                nacionalisti

                Sales nuk ia kalon dot, se si burre kurve qe eshte ne konference per shtyp pa iu dridhur qerpiku fare tha: Nuk e njof kete person!!! Fjala ieshte per baxhanakun qe la kockat ne Gerdec. Gjeni si puna jote thone qe as trupi nuk i eshte gjend... kuptove, hajdar

                Përgjigjjuni
              2. k
                ky vend ka marre fund

                keta rrota kari drejtojne institucionet e Rames……..

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xhambazi

                  Ha ha paralajmerimin e mori ,dhe i thane shko ne polici vete tani,sa per gjeni o Ben s me thua dot se u shkerdheu rropt irani per nje vit rresht kembekryq,dhe asnje s u shkarkua ,dhe me e bukra jo fale aftesive te iranianeve ,por gafave te ketyre gjenive qe s kishen ber perditesimet,s diskutohet qe di shume nga pislleqet apo tenderat qe ka ber Karcani,me Rahmut halene

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Petrit

                    Dhe ky Daniel duhet te paguaje te gjitha shpenzimet qe ka bere policia per “ gjetjen “e tije , hiq ato te te ores 02:00 Kur ai erdhi vete- leket e autobusit urban ……apo erdhi me Range-rin e tije .

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oficeri dulles

                      Mo u ngutni ? Dicka fshihet , dicka ka ndodhur

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje