VIDEO/ Zjarr në një apartament në Gjirokastër, evakuohen banorët e pallatit

21 Mars 2025, 16:23Kronika TEMA
VIDEO/ Zjarr në një apartament në Gjirokastër, evakuohen

Zjarri ka përfshirë katin e tretë të një pallati në Gjirokastër, teksa policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet për një masë elektrike në kondicionerin e banesës së shtetasit R. K.  Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia është duke kryer evakuimin e banorëve.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit.

Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Lini një Përgjigje