Zjarri masiv në pallatin në Tiranë, kryeinspektori Sula: Grup pune për verifikimin e shkaqeve! Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

14 Prill 2026, 21:11Kronika TEMA
Zjarri masiv në pallatin në Tiranë, kryeinspektori Sula: Grup

Pas zjarrit të rënë në pallatin te kompleksi Arlis në Tiranë, kryeinspektori Dashnor Sula ka njoftuar se ka ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore, si dhe nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale.

Njoftimi:

Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm po ndjek me vëmendje situatën dhe me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm Z. Dashnor Sula është ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore, si dhe nëse sistemet e sigurisë (alarmet, pajisjet e shuarjes, sinjalistika dhe daljet e emergjencës) kanë qenë funksionale dhe të mirëmbajtura.

Inspektorati i Përgjithshëm do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të ndermarrë të gjitha masat që parashikojnë ligjet perkatëse.

3 Komente

  1. Plaku me përvojë

    Z.kinspektor NUK BESOJ SE KA PASUR TORNADO,TËRMET, APO SHKARKESA ATMOSFERIKE,pse fortunal.një zjarr e ka një shkak ai është nga shkelja e rregullave teknike ose i qëllimshëm Ndahen përgjegjësitë edhe sikur të burojë nga mos dija dhe informimi i mangët

    Përgjigjjuni
    1. F
      Farmacia 11

      Detyra e inspektoriateve eshte te kontrollojne para se te ndodhe gjëma. Pasi eshte bere zarari i madh, eshte pune per zjarrfiksin o Dashooo jo per ty

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bravo

      Dashi i PD qe qeras grate w Rilindjes. Si thonte i madhi, gjeli i Peqinit, llum. Sot gjeli pershendet nje nga nje grate e rilindasve. Urimeeeee

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje