Zjarri në anijen tregtare, reagon Ministria e Mbrojtjes

14 Janar 2023, 20:25Kronika TEMA

Zjarri në anijen tregtare, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi një anije mallrash ka marrë flakë në Radën e Portit të Durrësit pasditen e kësaj të shtune.

Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”, njofton ministria.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se efektivët e Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme Detare thonë se zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së anijes, te frigoriferi i saj.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë me dije.

Lini një Përgjigje